• |
ide | kryesore

Me kallashnikov pa leje, kush është i riu i arrestuar disa herë nga policia e Burrelit

Lajme, Të fundit



Geg Gjini njihet nga policia si njeri problematik në marrëdhëniet familjare, ku ka pasur shpesh konflikte dhe është shoqëruar në polici.

Por këtë herë 22-vjeçari është vënë në pranga për armë pa leje. Kanë qenë qytetarët që kanë sinjalizuar policinë se i riu kohët e fundit kishte gjetur dhe mbante në shtëpi armë zjarri pa leje, nisur edhe nga fakti që ky shtetas ishte problematik në marrëdhëniet familjare i shoqëruar disa herë në Polici për konflikte në familje.

Për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e Matit ka organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij, ku ka gjetur të fshehur në një magazinë një armë zjarri automatik me 27 fishekë. Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.



1 Comment

  1. ” Me kallashnikov pa leje “”

    Nuk e dija se mund te kete leje dhe per kallashnikov . Per pistoleta ( ne rast se ta kerkon detyra) dhe arme gjahu e dija .. por per kallashnikove jooo.

    Ja ku e mesuam dhe nje gje te re. ( ose keta gazetarucet ja fusin pordhes)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *