• |
ide | kryesore

Para humbjes në diskotekë, në stadium me sytë nga tifozja: Interistët të tërbuar me Nainggolan

Sport



Nuk ka vënë ende këmbë në fushë me fanellën e Inter në një garë zyrtare, por Radja Nainggolan është bërë cështje në kampin zikaltër. Në orët e fundit, belgu ka përfunduar në qendër të polemikave pas shpërndarjes së disa fotove që e tregojnë në një diskotekë të njohur në Bergamo të premten e kaluar (dy ditë para Sassuolo-Inter) në shoqërinë e Fabrizio Coronas. Ish-romanisti është aktualisht i dëmtuar por tifozët e Inter nuk e kanë kaluar lehtë jetën e natës së mesfushorit.

I mbërritur këtë verë nga Roma për 24 milionë euro plùs kartonat e Zaniolo e Santon, Nainggolan tek Inter është për momentin në infermieri për shkak të një dëmtimi muskular që nuk i ka lejuar të zbresë në fushë për ndeshjen Sassuolo-Inter.

Mesfushori ka ndjekur shokët nga tribuna e Mapei Stadium më tepër me sytë nga një vajzë që ndodhej në stadium: edhe ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re gjë që i ka nervozuar së tepërmi tifozët zikaltër që kontestojnë një jetë jo të rregullt jashtë fushës së lojës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *