• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët çerdhja tek ish-blloku, çfarë njofton policia

Lajme, Të fundit



Çerdhja Nr.16 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Nga flakët nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, nga një shkendijë elektrike në një paisje.

“Rreth orës 19:25, në rrugën ‘Nikolla Tupe’, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz. Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit”, njoftoi Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *