• |
ide | kryesore

Policia Rrugore bën kërdinë në rrugë, arreston 7 shoferë dhe gjobit 900 të tjerë

Lajme, Të fundit
policia-rrugore-gjoba_1470754108-5772443.JPG



Policia në Elbasan në kuadër të kontrollove ditët e fundit ka arrestuar 7 shoferë të cilit u kapën në gjendje të dehur.

Po ashtu shumë shoferët të tjerë janë gjetur në shkelje të qarkullimit rrugor dhe kanë marrë masa administrative të ndryshme.

 Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Elbasanit, kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrollet me Drager e Radar në të gjitha rrugët urbane e dytësore të qarkut Elbasan.

Gjatë javës që kaloi rrugët e qarkut Elbasan u monitoruan edhe me Dron , ku monitorimi do vijonë edhe në javët në vazhdim.

Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të shpejtësisë tej normave te lejuara, të drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që drejtojnë motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit , për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.

Gjithashtu kontrollet janë përqëndruar edhe në automjetet e transportit publik, për licencë apo pa kontroll teknik, etj.

Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë tërhequr 25 Leje Drejtimi nga këto:
• 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
• 9 për shpejtësi tej normave të lejura
• 3 për drejtim mjeti në sens të kundërt

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative dhe konkretisht:

Janë vendosur gjithësej 896 masa administrative nga këto:

• 48 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
• 88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•10 për parakalim të gabuar.
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.



4 Comments

  1. Ju vini gjoba dhe aksidentet shtohen nga dita ne dite . Ju nuk e keni mendjen te evitoni aksidente por fshiheni ferrave per te kapur ne faj shoferet dhe pastaj tu thoni nja 10-15 nene qe ka shkelur (me keq se te kishte vrare) thjesht per te marre rryshfet nje 10 mije leksh . Vini gjoba vini ,hajt se edhe pak e bete buxhetin per 2019 .

  2. Pak shume pak gjoba,me shume se jane bere shoferet si kamikaze,gjoba vetem gjoba deri kur ta kuptojne derrat si qarkullohet ne rruge,kur do te kuptoje kjo rrace muti se si qarkullohet neper rruge.Gjoba

  3. O koke derri mutit ne ka komentues me pallariK se ty si kryesalikar qe je ilacet kontrollo veten pyete salikarin baba cfare ilaci te pish,bej derman vetesh.o ariK rruget gjakosen perdite o Palle,jo gjoba por burg e kane pak kjo rrace muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *