• |
ide | kryesore

Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, Olta Xhaçka bën politikë më të pastrehët (FOTO)

Lajme, Të fundit



Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjeti kohë të sulmojë politikisht kryetarin e Bashkisë Mat, gjatë vizitës së saj në qarkun e Dibrës për të parë familjet e dëmtuara nga tërmeti i fortë i pak ditëve më parë.

Nga familjet e dëmtuara në fshatin epiqendër të tërmetit, Vinjoll dhe në Dukagjin, Xhaçka lavdëroi punën e Forcave të Armatosura, por deklaroi se pushteti vendor kishte qëndruar indiferent ndaj banorëve në vështirësi.

Sipas ministres, puna e bashkisë, që drejtohet nga demorati Nezir Rizvani, nuk ka ecur me rimtet e duhura.

“Pushteti vendor indiferent ndaj banorëve në vështirësi. 

Puna e bashkisë per vlerësimin e dëmeve jo me ritmet e duhura. 

S’ka asnjë justifikim për të mos qenë prezent tek këta banorë.” – u shpreh Olta Xhaçka nga Mati.

 

Sot efektivët e Forcave të Armatosura dhe të Emergjencave Civile shpërndanë ushqime për të gjitha familjet si kontribut për festën e Kurban Bajramit.

Vetëm në bashkinë e Matit, për shkak të tërmetit, u dëmtuan mbi 300 shtëpi, 36 prej të cilave aktualisht janë të pabanueshme.

©Lapsi.al 



5 Comments

  1. Sa e dashur kjo nafija-xhaxhke-adashja ime me femijet Po ti je ne qeveri moj adashe shikoje fondet sa i ka dhene ky psikopati yne kesaj bashkie pastaj gri sallate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *