• |
ide | kryesore

UEFA, Ceferin kandidon zyrtarisht për mandatin e dytë, i mbështetur edhe nga Shqipëria

Sport



Federata e Futbollit e Sllovenisë (NZS) ka lajmëruar zyrtarisht kandidaturën e ish-numrit 1 të saj, Aleksander Ceferin, për një mandat të dytë si president i UEFA-s, falë mbështetjes të një grupi të ndryshëm Federatash, mes të cilave edhe Shqipëria.
“Tetë federata kanë dërguar “propozimin zyrtar” për të mbështetur Ceferin, 50 vjec, president i UEFA-s nga 2016 e pasues i Michel Platini”, lexohet në faqen në internet të Federatës sllovene.

Në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit është bërë publike, përmes një foto të presidentit Duka dhe atij të UEFA-s Ceferin, mbështetja e FSHF-së për mandatin e dytë të presidentit aktual të UEFA-s.

Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Ishujt Faroe, Islanda, Italia, Irlanda e Shqipëria kanë mbështetur Ceferin për një mandat të dytë, ndërkohë që, në fakt, Norvegjia e ka formalizuar mbështetjen e saj në emër të 6 federatave nordike (4 skandinave plùs Ishujt Faroe e Islanda).

Zgjedhjet janë në program në 7 shkurt 2019 në Romë. Cdo kandidat do të ketë kohë deri në 7 nëntor në mesnatë për të depozituar në UEFA mbështetjen e të paktën 3 federatave të atashuara në institucionin që drejton futbollin Europian.

DEKLARATA E FSHF

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kreut aktual të UEFA-s, z.Aleksander CEFERIN për një mandat të dytë në drejtimin e organizmit më të lartë të futbollit europian, FSHF dhe Presidenti Armand Duka kanë shprehur mbështetjen ndaj Presidentit Ceferin në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në Kongresin e radhës së UEFA-s në Rome me 7 Shkurt 2019.

Presidenti Duka në letren e tij drejtuar kreut të UEFA-s theksoi rëndësinë e këtij vendimi për ti dhënë vazhdimësi punës dhe zhvillimit të futbollit Europian. Investimeve dhe përmirësimit të imazhit të futbollit.

FSHF mbështet kandidaturën e Presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *