• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia qesharake e Fredy bën të harrohet Zaza

Sport, Video



Po bën xhiron e web video e sulmuesit të Belenenses, në momentin e 11 metërshit të shndërruar në gol përballë Casillas. Pesë sekonda vrap dhe 20 hapa të vegjël përpara se të godiste penalltinë kundër një eksperti si Iker Casillas. Gjithcka ndodhi në Portugali e protagonist është Fredy, sulmues i Belenenses, që kërkoi të imitonte 11 metërshin e pafat të Simone Zaza kundër Gjermanisë në Europianin e fundit, por u tregua shumë më i zot se italiani. Në Francë Neuer arriti të hipnotizonte sulmuesin e Torinos, por i shkoi shumë më mirë sulmuesit nga Angola që shënoi pavarësisht baletit interesant. Video me protagonist Fredy po bën xhiron e web por shumë po ironizojnë hapat e pafund të sulmuesit para goditjes. Ndeshja mes Belenenses e Portos u mbyll 2-3: decizive penalltia e shënuar në të 96’ nga Alex Telles.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *