• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi/ Pse Gjykata e Lartë vendosi 4 vjet e 4 muaj për Begon kur Italia e dënoi me 21 vjet burg

Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë ia konvertoi dënimin Edmond Begës nga 21 vite burg që e kishte dënuar drejtësia italiane, në 4 vite e 4 muaj, me një vendim të datës 15 shtator 2010.

Objekti i kërkesës së bërë nga Prokuroria në atë kohë ishte njohja e vendimit penal italian të formës së prerë nr.1735, datë 22.04.2008 të Gjykatës së Apelit Torino, Seksioni i Parë Penal, Itali, për të dënuarin Edmond Bego (alias Manoli Bega), për veprat penale të parashikuara nga ligji italian; “Prodhim dhe trafik i paligjshëm i lëndëve narkotike apo psikotrope”, si dhe “Organizatë që ka për qëllim trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike apo psikotrope”, të cilat parashikohen si vepra penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

vendimi

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 12.03.2010 kishte njohur vendimin penal italian, duke e dënuar Edmond Begon me 7 vjet burgim. Si arsyetim për uljen e këtij dënimi ishte ligji italian nr.241/2006, për Amnistinë e Përgjithshme, si dhe neneve 174 të K.Penal Italian dhe 672 të K.Pr.Penale italiane, sipas të cilave ai kishte përfituar një ulje dënimi prej tre vjet burgim.

Edhe Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 02.06.2010, kishte lënë në fuqi të njëjtin vendim. Ndërsa Gjykata e Lartë arsyetoi disi më ndryshe. “Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se Gjykatat e faktit kanë pranuar të provuar se me vendimin të Gjykatës së Torinos, ndërmjet të tjerash, shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) është dënuar me 27 vjet e tetë muaj burgim.

Në aplikim të nenit 442 të K.Pr.Penale italiane (që i korrespondon neni 406 i K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë për gjykimin e shkurtuar), ai është dënuar përfundimisht me 18 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim. Kundër këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit, Torino, Itali ku ai është dënuar me 21 vjet burgim.

I është ulur 1/3 e dënimit dhe është dënuar përfundimisht me 14 vjet burgim”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Duke marrë parasysh edhe vendimin maksimal të legjislacionit shqiptar për këto vepra penale, Bego duhej të dënohej me 11 vjet burg. Por me të gjitha uljet e mundshme, dënimi arriti në 4 vjet e 4 muaj.



4 Comments

  1. Rasti i këtij trafikanti sot biznesmen i fuqishëm, është rasti tipik i abuzimeve në drejtësi me të cilat duhet të merej vetingu i famshëm.
    Një trafikant droge, antar i një bande nga më kriminalet në Shqipëri, siç ka qenë banda e Aldo Bares në Lushnje, është denuar nga një gjykatë italiane me 21 vjet burgim e në Itali nuk ka kryer asnjë ditë burg.
    Pra nga 21 vjet burg të gjykimit fillestar, ai ka kryer vetëm më pak se dy vjet burg në Shqipëri.
    E quaj normale që komisionet e Vetingu të hetojnë pasuritë e pajustifikuara të vëna nga juristët shqiptare që nuk ju përgjigjen të ardhurave të tyre legale, por krahas këtij hetimi, a nuk do të ishte më mirë që të rishiheshin këto ulje drastike denimesh nga gjykatat shqiptare, për njerëz të botës së krimit ?
    Llogjika e thjeshtë ta thotë se nuk ka fare interes një gjykatës që t’ja ulë denimin një hajdut xhepi, që ka vjedhur në autobuz një portofol, sepse e shumta që mund të orfrojë tek gjykatësi ky hajdut, janë disa qindra lekë “të reja”.
    Në rastin e bosëve të mafies së trafikut të drogës, nuk luajnë më qindra lekë, por luajnë miliona euro.
    Nëse një komision i vetingut do të merte në hetim se cilët janë gjykatësit që ja ulën denimin Edmond Begos nga 21 vjet në një vit e tetë muaj, padyshim se vetingu do të ishte më produktiv e veç abuzimit të gjykatësve, do të zbulonte edhe lidhjet e tyre me politikanë, miq trafikantësh.
    Kemi dëgjuar në proçesin e Vetingut, se më së shumti janë ndëshkuar juristë, prokurorë apo gjykatës, që paskan bërë “krimin e madh” se kanë blerë një apartament me kredi të “buta apo të forta” apo një veturë të përdorur..
    Me këtë akuzë në shtete të fuqishme demokratike perëndimore, mund të dënohen mbi 80% e qytetarëve që blejnë banesa me kredi.
    Vetingu më së pari duhet të fillonte nga koka, duke i rihapur e hetuar vendime gjyqësore flagrante abuzive, kur janë dhënë pafajsi për vrasëes, trafikantë të drogës e prostitucionit apo qoftë kur ju është dhënë një denim qesharak i pamotivuar ligjërisht.
    Padyshim se veç parave të shumta që mund të kenë marë gjykatësit nga milionerët trafikante, për ti shpëtuar dënimit, këta kanë përdorur edhe lidhjet e tyre politike.

  2. Kete gjindje vetem nje mrekulli mund ta sjelle ne terezi. Kjo gjindje duhet shperndare si hiri i te vdekurit.

  3. blla-blla-blla, shume llafe pak pune.. disa nga ju bejne sekur se din se nga vijne keta skandale qe cdo dite po dalin ne shesh e para ligjit..
    Te gjithe shqiptaret e dine se cbehesh ne shqiperi mbas 91″, korrupsioni, hajdutlleqet-pazarlleqet ne shtet hipen ne nivelin me te larte te te gjitha kohravet, ne 97″ kulminoi me happjen e dopovet, ku sigurisht mafjozet/ hajdutet dolen me te fituar..
    Persona me me shume se 3 identitete, korrupsion ne te gjithe sektoret e shtetit (me marr nje ceftikate do jepje 10.000 leke per ndryshe te sarallatnin hajde neser- hajde pasneser etj-etj), u bene te gjithe me shkolle te larte pa lexuar asnje liber, e keshtu me radhe skane te mbaruar skandalet e qeverivet qe drejtoheshin nga vete hajdutet..

    Shyqyr per popullin dhe per shqiperine qe sot qeveria po ben punen e sakte, po bashkepunojne me BE, dhe po vendosin ligjin dhe demokracin qe cka qene asnjehere me pare.
    Shumica e atyre skandaleve te permendura me siper jane eleminuar dhe vazhdojne te eleminohen cdo dite.

    Ato servilat dhe hajdutet qe qene mesuar duke hang me politikanet, lereni te lehin si qent e rruges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *