• |
ide | kryesore

Zjarr në çerdhen në Tiranë, zjarrfikëset në vendin e ngjarjes

Lajme, Të fundit



“Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz” ky ka qenë njoftimi i shkurtër i policisë për zjarrin që ka rënë në një çerdhe në kryqytet.

Flakët që kanë rënë në çerdhe dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë në një nga pajisjet. Ende nuk është e qartë se deri në ç’pikë kanë arritur flakët, por kjo mbetet për t’u sqaruar në orët në vazhdim.

Ky është rasti i dytë që bie zjarr në një çerdhe në Tiranë. Pak ditë më parë flakët u shkaktuan nga shpërthimi i bombulave të gazit, por ngjarja u fsheh nga bashkia e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *