• |
ide | kryesore

Zyrtare: Pjanic blindohet, tek Juventus deri në 2023

F1, Sport



Firma që pritej ka ardhur në kohë. Juventus ka njoftuar rinovimin e kontratës me Miralem Pjanic deri në vitin 2023. I mbërritur në verën e 2016 nga Roma, mesfushori boshnjak, 91 prezenca e 15 gola në dy sezone, vazhdon kështu karrierën e tij në bardhezi.

“Do të vazhdoj kështu një histori – lexohet në faqen zyrtare të Juventus – që e ka parë Miralem të bëhet, ndeshje pas ndeshje, një element gjithnjë e më i padiskutueshëm, një lider i vërtetë i mesfushës.”

Pjanic do të përfitojë 6.5 milionë në sezon, duke u bërë lojtari i tretë më i paguar i Juventus pas Cristiano Ronaldo (31 milionë) e Paulo Dybala (7.3). Pjanic me fanellën bardhezi ka fituar 2 kampionate e po aq Kupa Italie, ndërsa me këtë rinovim do të luajë për torinezët deri në moshën 33 vjecare.

Me këtë lëvizje, bardhezinjtë qetësojnë situatën në skuadër nga ndonjë ofensivë e papritur e Real Madrid apo Paris Saint Germain, duke qenë se në Spanjë e Francë ka ende edhe pak ditë kohë për merkaton.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *