• |
ide | kryesore

116 të vrarë në aksidente/ Kur do të ndalet masakra në rrugët tona?

Kryesore, Lajme



Shtatzëna që humbi jetën të martën në rrugën Levan-Fier ishte viktima e fundit e një zinxhiri aksidentesh me dhjetëra të vdekur nëpër rrugët e Shqipërisë.

Majlinda Troka 27 vjeçe, afërsisht 7-muajshe shtatzënë qe humbi jetën për shkak të një përpjekjeje të gabuar për parakalim të një makine që vinte përballë. Bashkë me të u plagosën edhe 5 vetë të tjerë.

Të dhënat për muajin gusht zyrtarisht nuk kanë dalë ende, por numërohen mbi 15 të vdekur në aksidente. INSTAT raporton për 116 njerëz të vdekur nëpër rrugët e Shqipërisë vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti, pra nga janari deri në korrik.

Janë 116 nëna, baballarë, motra, vëllezërit apo fëmijë të humbur nëpër aksidente që vazhdojnë prej vitesh me të njëjtin intensitet, pa u frenuar nga asnjë masë serioze shtetërore.

Është e vërtetë se të vdekurit në aksidente për të njëjtën periudhë, një vit më parë, ishin 127 vetë, pra 11 vetë më shumë, por a mund të quhet ky një përmirësim i situatës?

Shenjat janë se jo. Sepse këta 11 jetë të shpëtuara në krahasim me një vit më parë, janë shpëtuar nga rastësia dhe aspak për hir të një plani masash të qeverisë kundër aksidenteve.

Sepse nuk ekziston asnjë plan qeveritar për t’i parandaluar aksidentet, veç lëshimit të qindra policëve me bllok në dorë të fshehur pas shkurreve në autostrada. Nuk ka asnjë plan për gjetjen, regjistrimin dhe investimin në rrugët ku mungon ndriçimi, tabelat apo shenjat paralajmëruese, që do të shpëtonin jetë njerëzish.

Gjobat e policisë nuk kanë fuqi ta ndalin vrasjen e përditshme të shqiptarëve në rrugët e Shqipërisë (sipas llogarive rezulton se çdo 3 ditë, 2 shqiptarë kanë vdekur në aksidente).

Edhe fushata e sensibilizimit me këshilla për drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i dronëve duket më shumë shprehje e shqetësimit për trafikun që krijohet nga pushuesit, sesa ndalja e aksidenteve që po marrin jetë. Prandaj dhe mesazhet e policisë në këto ditë të nxehta vere, kur aksidentet po bëjnë kërdinë, nuk është çudi që degradojnë në thirrje për të pasur kujdes nga rreziku që vjen nga drejtueset femra të mjeteve. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Kjo qeveri sidomos por edhe te tjerat para saj se kane fare problem sigurine e shqiptareve por vetem si te mbushin arken e shtetit per kete shpikin lloj lloj marifetesh ,nuk ka nje plan veprimi se ku jane njollat e zeza te aksidenteve ,cfare do behet me infrastrukturen qe eshte per faqe te zeze si ndricimi ,sinjalistika ,gropat ,kanalet e hapura vend e pa vend ,nuk sheh nje punonjes policie rrugore ne keto vende por te gjithe pas ferrave dhe kryqezimeve me bllok ne dore.

  2. Pavaresisht se e urrej per vdekje kete palo qeveri, Policia e djemve te rinj eshte spektakolare, e motivuar ne maksimum jo per rrogen por jane me te vertete shume te respektueshem dhe ecin ne kembe nga njeri cep ne tjetrin nen temperatura te larta..problemi eshte i ketij mileti te qelbur qe pi raki hashash kokaine qe ne 7 te mengjesit dhe shesin pordhe maje makines e shkelin me gaz ne max .. makina kemi te gjith o ju q.r thirrini mendjes o fshatare te mbaruar, ec avash te jetojme edhe ca kohe me shume ne kete vend te mbaruar! Duhet reformuar i gjithe sistemi i dhenies se patentave, e te ri-hyjne ne provim te gjithe nga e para!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *