• |
ide | kryesore

Lewandowski bën paqe, por nuk harron: “Askush nuk më mbrojti”

Sport



Më fund kohë me diell për Robert Lewandowski dhe Bayern Munich. Pas një vere me vranësira me lojtarin që kishte kërkuar disa herë të shitej, tashmë ai ka bërë paqe me klubin gjerman i cili gjithmonë e ka konsideruar të palëvizshëm polakun. Gjatë një interviste për “Bild”, Lewandowski ka shpjeguar situatën: “Mes prillit dhe majit të gjithë më sulmonin dhe nuk ndihesha i mbrojtur nga klubi. Nuk shënova në dy ose tri ndeshje të rëndësishme dhe krejt papritur të gjithë flisnin kundër meje, Nuk u ndjeva i mbrojtur”,

Lewandowski, që vesh fanellën e Bayern Munich prej katër sezonesh pas viteve të arta te Borussia Dortmund, gjatë merkatos së fundit ka menduar disa herë të pranojë interesimin e Real Madridit i shtyrë nga klima jo shumë miqësore ndaj tij në Bavari: “Askush nuk më mbrojti në atë periudhë të errët kur nuk shënoja. Vendimin për të kërkuar një klub tjetër e mora së bashku me agjentin tim, sepse në atë moment nuk ndihesha mirë në Mynih: dukej sikur në katër vjet këtu nuk kisha arritur asgjë. Tani zemra ime ka rilindur në Bavari, ndihem i realizuar te Bayern. Tifozët janë me mua dhe më kanë treguar mbështetjen e tyre. Nuk do të luftoj më kundër klubit, nuk do të humbas më kohë duke menduar për vende të tjera”. Fjalë që të shtyjnë të mendosh se është rikthyer dashuria mes Bayern Munich dhe Lewandowskit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *