• |
ide | kryesore

Cardi B: Më thanë se vajza do më shkatërronte karrierën por unë e linda

Paparazzi, Slider



Cardi B pak javë më parë ka sjellë në jetë vajzën e saj Kulture. Mbrëmjen e djeshme ajo bëri daljen e saj të parë publike duke u shfaqur plotësisht në formë të mirë fizike. E veshur me një fustan në ngjyrë vjollcë në tapetin e kuq dhe me flokë të shkurtër, reperja e njohur mori shumë komplimenta për format e saj post shtatzënisë.Ajo është vlerësuar me çmimin “Best New Artist” në MTV VMas, mbajtur mbrëmjen e djeshme. Papritur një moment Cardi B u shfaq në skenë me një batanije fëmijësh në ngjyrë rozë.
Në fakt brenda asaj batanijeje ishte një trofe dhe kush më mirë se ajo me një ide të tillë do të mund të hapte mbrëmjen e VMAs.
“Jam kaq e nderuar të marrë këtë çmim. Para disa muajsh shumë njerëz më thanë se unë po shkatërroja karrierën time duke mbetur shtatzënë pasi isha në kulmin e shkëlqimit tim. E dini çfarë? E mbajta fëmijën, e linda dhe tani sërish po fitoj çmime.”,- u shpreh Cardi B gjatë fjalimit të saj pas marrjes së trofeut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *