• |
ide | kryesore

Del biseda e përgjuar e deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja me të fortët e Shullazit

Lajme, Të fundit



News24 zbuloi pak ditë më parë se deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Cyrbja është përgjuar duke folur në telefon me Gilmando Danin, një prej të dyshuarve si anëtar i grupit kriminal që sipas prokurorisë drejtohet nga Emiljano Shullazi.

Deputeti reagoi menjëherë duke pretenduar se këtë çështje e ka sqaruar në prokurori, por pa mohuar faktin që kishte biseduar në telefon me Danin.

News 24 zbardh detaje të reja, për mënyrën sesi ra në rrjetën e përgjimit ish-zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës dhe bisedat që zhvilloi me të pandehurin Dani.

Dy prej bisedave të përgjuara rezulton se janë zhvilluar mes të pandehurit Dani dhe deputetit Cyrbja. Bisedat janë zhvilluar në muajin shkurt dhe janë transkriptuar në procesverbalin e datës 27 të po të njëjtit muaj me numrat rendor 409 dhe 411.

Bisedat janë zhvilluar brenda së njëjtës dite me diference të shkurtër kohore nga njëra-tjetra. Një njërën prej tyre Dani e pyet Cyrbjan, nëse kishte ndonjë gjë serioze andej nga puna e tij, pra në hipotekën e Durrësit, ku ai mbante postin e kryeregjistruesit.

Përpara bisedës, oficerët e policisë gjyqësore kishin sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, në kuadër të një hetimi të çelur kryesisht.

Dialogu që zhvillohet mes tyre:

Dani: O vlla ça bane?
Çyrbja: Mirë, ça ban ti?
Dani: Me ta ba një pyetje kshu kot, ore ka noj gja ku ke punu ti apo si?
Çyrbja: Ëhë, ëhë
Dani: Noj gjë serioze?
Çyrbja: Jam rrugës, jam rrugës
Dani: E mirë ndonjë gjë serioze apo kshu?
Çyrbja: Emm, duket se po…

Biseda zhvillohet gjatë kohës kur deputeti është duke udhëtuar për tek vendi ku e pret Gilmando Dani, të cilit më herët i kishte kërkuar takim. Përgjimet ndodhen në prokurorinë për Krime të Rënda, e cila në fillim të shtatorit pritet të shpallë pretencën e saj për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë.



3 Comments

  1. Ja, prisni, se edhe kjo do hidhet poshte si shpifje nga shpifesit e rilindjes.Jane te pa pare,,,sepseper 5 vjet , te dale njeri qe e kane pranuar fajin, apo gabimin, vjedhjet, drogen, e maskaralleqet e mashtrimeve te ketyre jane te pa fundeme. Keta jane fara me e poshter e anti njerezore qe drejtojne, rilindas te dale ne kombinimin me qelbesirat e vendit, aty i gjeni me shumice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *