• |
ide | kryesore

Dibër, 53-vjeçari arrestohet në dasmë për armbëmbajtje pa leje

Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës ka arrestuar një 53 vjeçar për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Hasan Koltraka, banues në fshatin Arras-Dibër.

Ora News mëson se 53-vjeçariti janë vënë prangat në dasmë, ku ku Koltraka po martonte kushëririn.

Nga njoftimi zyrtar i policisë thuhet se “arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij”.

Gjatë kontrollit, 53-vjeçarit iu gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete.

Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu. Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *