• |
ide | kryesore

Dollari rënie të fortë ndaj lekut

Lajme, Të fundit



Pas lëkundjeve të Euros është radha e Dollarit amerikan që humb terren përballë Lekut në tregun vendas. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, 1 Dollar është këmbyer këtë të mërkurë me 108.39 lekë, me një rënie prej 1.49 Lekë nga një ditë më parë.

Sipas ekspertëve kjo rënie e Dollarit ishte e pritshme pas fuqizimit që monedha amerikane pati pak kohë më parë në bursat ndërkombëtare.

Ndërsa Euro është këmbyer me 125.53 Lekë, rreth 0.15 pikë më shumë se një javë më parë. Monedha e përbashkët europiane po qëndron stabile pavarësisht efekteve sezonale, shkruan tvKlan.

Banka e Shqipërisë vijon ndërhyrjen në treg duke mbledhur tepricën që akumulohet në valutë në tregun vendas. Pritet të shihet lëvizja e euros në fund të sezonit turistik ku siç dihet lëvizjet janë më të mëdha. Edhe në bursat ndërkombëtare, euro ka fituar terrenin e humbur ndaj Dollarit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *