• |
ide | kryesore

Dua Lipa tregon arsyen e mungesës në MTV

Paparazzi, Slider



Në parakalimin në tapetin e kuq te MTV vëmendjen e mori edhe dyshja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Ato u prezantuan së bashku një pjesë të eventit dhe u shfaqën gjatë gjithë kohës pranë njëra-tjetrës. Por ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte puthja që shkëmbyen në tapetin e kuq.

Ndër të tjera ajo që u vu re, ishte mungesa e këngëtares tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Këtë vit Dua ishte e nominuar në dy kategori në ‘Kënga e vitit’ dhe ‘Koreografia më e mirë’.Nëpërmjet ‘Instagram’-it këngëtarja ka treguar hapur se ka zgjedhur vetë të mos jetë e pranishme. Prej disa ditësh, Dua ndodhet në Ibiza me miqtë e saj më të mirë dhe duket se ajo ndihet plotësisht e relaksuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *