• |
ide | kryesore

Mond Bego, miku i Taulant Ballës fitoi tenderin 1 miliard lekë në Librazhd

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka publikuar sot, provën e re zyrtare sesi Buxheti i Shtetit është vënë në shërbim të trafikantëve të drogës; kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, paraqiti para medias dokumentin lidhur me Edmond Begon, biznesmenin e arrestuar së fundmi në Greqi, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares dhe mik i deputetit socialist Taulant Balla.

“Miku kriminel i Taulant Ballës”, kështu e quajti Spaho, Edmond Begon, bosin e dënuar për trafik droge me 21 vjet burg në Itali, që ka përfituar së fundmi një tender 100 milionësh nga OST-ja.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania Inerte Express, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrike dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017, – tha Spaho. – Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga OST në fillim të verës në zemër të zonës elektorale të taulant Ballës në Librazhd. Ky është dokumenti,” tha Spaho.



3 Comments

  1. Ky bastard me letrat e g.dizdarit eshte ne rregull,ta linte ne burg Ganiu dhe sot mondi nuk dilte ne konference per shtyp.

  2. Po ju te PDs na nxirrni dhe dokumentin qe verteton qe ajo kompania qe ka fituar tenderin i perket ketij ‘biznesmenit’.. Se ne deklaraten tuaj nuk del ne asnje rresht emri i tij.

    Keshtu beheni me te besueshem.

  3. Po ti i PS, mos e do dhe te noterizuar nga RAMA qe ta besosh? E verteta eshte qe ky si biznes e ka marre me mik, apo e ka fituar me konkurs( gje qe kjo qeveri as ne nje rast se ka bere) gjithsesi ai e ka fituar vetem me nderhyrjen e politikanit dallkauk, BALLA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *