• |
ide | kryesore

Nuk ka më penallti si ajo e Real kundër Juventus, UEFA mendon zgjidhjen teknologjikë në Champions

Sport



Sistemi Var në Champions duke filluar nga sezoni 2018/2019: ky është lajmi më i rëndësishëm dhënë nga ‘Times’ që i referohet burimeve brenda Uefa-s. Organizmi më i rëndësishëm i futbollit Europian duket se është bindur për të futur teknologjinë në mbështetje të arbitrave, por kjo situatë do të ndodhë vetëm nga cerekfinalet e lartë. Për Uefa-n bëhet fjalë për një ndryshim drejtimi të rëndësishëm kunddrejt Var.

Uefa, që kur në krye të saj ishte Michel Platini ishte shprehur fuqishëm kundër teknologjisë në futboll, me arsyetimin se i humbet natyrshmërinë. Por Ceferin, ndoshta e përdor këtë si lëvizje kyce të fushatës së tij për tu rizgjedhur për një mandat të dytë. Decizive ka qenë asistenca e Video Assistant Referee gjatë Botërorit të Rusisë e për më tepër tani do të gjejë të gatshëm arbitra që dinë ta përdorin sistemin kompleks.

Kështu, gola fantazëm, apo 11 metërsha që bëjnë të diskutohen si ai që vendosi ndeshjen Real Madrid Juventus, nuk do të ketë më, por natyrisht sistemi nuk është i pakapshëm dhe futbolli gjithnjë do të ketë polemika…por shpresojmë gjithnjë e më pak.

Komisioni ‘Kompeticione’ i entit futbollistik do të xhirojë propozimin tek Ekzekutivi, që do ta diskutojë në 27 shtator. Aktualisht në Europë janë 8 kampionate që e përdorin sistemin Var: Gjermania, Belgjika, Spanja, Italia, Franca, Polonia, Portugalia e Turqia, ndërsa në Angli në këtë sezon është parashikuar përdorimi i tij në 60 ndeshjet e FA Cup e në ndeshjet e Kupës së Legas që do të luhen në stadiumet e klubeve të Premier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *