• |
ide | kryesore

PD pyet: Kur do sekuestrohet pasuria e biznesmenit Edmond Bego?

Lajme, Të fundit



Pas njoftimit të bërë nga policia për sekuestrimin e 1 milion eurove, para të cilat dyshohet se Roland Shëmbitrasi, i ekzekutuar në Greqi i kishte vënë nga trafiku i drogës, ka reaguar partia Demokratike.

Përmes një deklarate për mediat, PD i bën thirrje policisë dhe prokurorisë që të mos veprojnë me dy standarde, duke sekuestruar paratë dhe pasuritë e personave të vdekur (lexo lajmin më poshtë), por të hetojnë dhe sekuestrojnë edhe paratë e miqve të taulant Ballës dhe të ministrave.

(FOTO) Iu sekuestruan 1 milion euro, kush fshihet pas parave dhe ekzekutimi mafioz

PD pyet policinë e shtetit se kur do të veprojnë njësoj edhe me pasurinë e Edmond Begos.

“Duke kërkuar që “Forca e ligjit të mos bjerë vetëm mbi pasuritë e atyre që nuk jetojnë më, por edhe mbi pasuritë e krimit të lidhur me pushtetin, Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë opinionin publik. Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge? Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj mikut të familjes së Taulant Ballës, trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge Edmond Bego? “ – thuhet në reagimin e PD-së.



6 Comments

  1. Po keta nuk sekuestrojne leket e veta. Gjejne ndonje krahe thyer, dhe bejne sekuestro. Por gjithcka eshte fasade e propogande. Se qe ti sekuestrosh eshte gjeja me e lehte, se me shtetin nuk matet dot njeri, por ti provosh qe burimi i tyre eshte aktiviteti kriminal eshte e veshtire. Te gjithe po i marrin pasurite e sekuestruara pas proceseve gjyqesore.
    Por 40 bandat qe i deklaroi ministri i brendshem, me gojen e vet ne tv, nuk po i gjejme!!! Ose kane avulluar, ose ministri ja ka fut kot. Ata jane cuna te mire, me femije shembullore, gra po ashtu.
    Te fortet po lulezojne ne shqiperi. Lulezon trafiku, lulezon “biznesi i ligjshem”, nga eksponent te botes se krimit qe kjo qeveri po i rehabiliton, i ka bere figura per komunitetin ku jetojne.
    Gjushi durresit thoshte per njerin, familje mire, e varfer, do ti ofroj dhe pune ne bashki.
    Balla thote njeri i nderuar per tjetrin, me femije shembullore e ku di une.
    Kemi rene kaq poshte sa antivlera po shitet si vlere dhe shembull per brezin e ri.
    Kjo eshte Rilindja, kanceri i kesaj shoqerie.

  2. Ne shqiperi, komentues jo partiak jane shume te rralle, fatkeqesisht!
    Komentet e juaja, ju qe keni interesa ekonomike ose politike dhe mbeshtesni ate grup qe ju reprezenton juve, jane pa vlere dhe negative per te miren e popullit dhe te ardhmen e shqiperise.

    Shyqyr qe shumica e popullsise ne shqiperi jane te civilizuar dhe nuk trazohen kollaj nga ju propagantuesit partiake, cdo njeri e shikon ndryshimin e se djeshmes me te sotmen.

    1. Sa mire te shikosh komentues jo-partiake dhe sidomos kur marrin persiper te flasin ne emer te shumices se civilizuar te popullsise…Lutem na sqaro pak me ndryshimin mes se djeshmes me te sotmen. Me ler ta gjej vete: 1. Shyqyr qe shpetuam nga rrenimi dhe tani Shqiperia po ecen shpejt dhe treguesit ekonomike jane te permiresuar, 2. Shendetesia eshte falas dhe sherbimi eshte rregulluar, 3. Legalizimet po behen falas dhe pa asnje ryshfet, 4. PPP nuk jane fare afera korruptive dhe po permiresojne sherbimet ndaj qytetareve, 5. Droge kishte vetem ne Lazarat dhe qe nga viti 2013 nuk kultivohet/trafikohet asnje gram droge, 6. Fondet publike jepen sipas meritokracise, 7. Drejtesia e rilinduar dhe sidomos Prokuroria jane shume aktive dhe te pa-anshem ne hetime, sekuestrime, etj, 8. Siguria ne vend eshte rritur dhe qytetaret ndjene gjithnje e me te sigurte, 9. Mjedisi po respektohet, tradita dhe e kaluara po ruhen dhe asnje kulle nuk po ndertohet…
      A duhet te vazhdoj deri neser ne mengjes, apo ta le me kaq?
      Ne fakt e kam nje merak qe duke permendur ceshtjet e mesiperme, mos jam bere gje komentues partiak? Sepse dikur quhesh agjitacion & propagande, tashti te thone: ne po ecim perpara, ik shiko punen tende se e di partia…

    2. Sa mire te shikosh komentues jo-partiake dhe sidomos kur marrin persiper te flasin ne emer te shumices se civilizuar te popullsise…Lutem na sqaro pak me ndryshimin mes se djeshmes me te sotmen. Me ler ta gjej vete: 1. Shyqyr qe shpetuam nga rrenimi dhe tani Shqiperia po ecen shpejt dhe treguesit ekonomike jane te permiresuar, 2. Shendetesia eshte falas dhe sherbimi eshte rregulluar, 3. Legalizimet po behen falas dhe pa asnje ryshfet, 4. PPP nuk jane fare afera korruptive dhe po permiresojne sherbimet ndaj qytetareve, 5. Droge kishte vetem ne Lazarat dhe qe nga viti 2013 nuk kultivohet/trafikohet asnje gram droge, 6. Fondet publike jepen sipas meritokracise, 7. Drejtesia e rilinduar dhe sidomos Prokuroria jane shume aktive dhe te pa-anshem ne hetime, sekuestrime, etj, 8. Siguria ne vend eshte rritur dhe qytetaret ndjene gjithnje e me te sigurte, 9. Mjedisi po respektohet, tradita dhe e kaluara po ruhen dhe asnje kulle nuk po ndertohet…
      A duhet te vazhdoj deri neser ne mengjes, apo ta le me kaq?
      Ne fakt e kam nje merak qe duke permendur ceshtjet e mesiperme, mos jam bere gje komentues partiak? Sepse dikur quhesh agjitacion & propagande, tashti te thone: ne po ecim perpara, ik shiko punen tende se e di partia dhe Erion Velia…

  3. Per mire apo per keq e ndjejne ndryshimin e te djeshmes me te sotmen nuk na i sqarove kete qe dhe ne te rrime te qete.Sene fakt e kemi ngritur pak ekonomine tone me leket e hashashit sa e cuam -euron-ne fund,por prape nuk jane te kenaqur keta njerez .Ne kemi leke bollek sa po paguajme dhe disa llapaqene neper portale qe te na bejne propogande tu thyejne hundet atyre qe na kundervihen .Ikam lexuar sa bukur ju kundervihen se jane te tere me shkolle dhe klasen e kater fillore me korospodence e kane marre.Pale kur shajne si Pederastet-gjerat e gjata i perdorin shume ne fjalor.Kinen e kane per zemer.Ma merr mendja se ndonjeri prej ketyre do kete ndonje moter mesuese qe e meson te shkruaje aq bukur.

  4. Rasti ketij shokut aldo bares dhe tauland balles eshte konkret. Akuzohet dhe eshte denuar per traffic ne itali e proviar me pergjime dhe deshmi. Ne Shqiperi nje biznesmen i suksesshem, mik i politikaneve qe bejne ligjin ne kete vend. Ne vend qe te jete subjekt i ligjit antimafia, ti sekuestrohen pasurite qe ka, ai lulezon me tendera , dmth perfitues i parave publike te ketij vendi. Njeri e nderuem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *