• |
ide | kryesore

PSG në vështirësi, Real Madrid nxiton të marrë zëvendësin e “lartmadhërisë së tij”

Sport



Kylian Mbappè vrapon aq shpejt sa mund të dalë nga radarët e PSG. Klubi kampion i Francës, në fakt, po has probleme për blerjen përfundimtare të sulmuesit të “Les Bleus”. Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja: sipas Chiringuito, kushtet e vendosura nga Fair Play Financiar kanë vënë në vështirësi serioze parisienët të cilët brenda 27 gushtit duhet të derdhin 180 milionë euro në arkat e Monacos për të blerë kartonin e sulmuesit kampion bote me titull definitiv pas një sezoni huazim. Një situatë që po ndiqet me shumë vëmendje nga Real Madrid, i gatshëm të ndërmarrë një operacion blitz.
“Los Blancos” janë në kërkim të një zëvendësi të “lartmadhërisë së tij” Cristiano Ronaldos, ndaj nuk mund të qëndrojnë indiferent përballë mundësisë së bujshme për të transferuar në Santiago Bernabeu numrin 10 të kampiones në fuqi të botës, Francës. Florentino Perez prej kohësh ka në shënjestër Neymar, por braziliani ka mbetur dyfish i lidhur pas PSG që për të, vetëm 12 muaj më parë, kishte bërë investimin më të madh të historisë së futbollit (222 milionë euro). Por Botërori, ka shërbyer për të treguar se çfarë brumi ka Mbappé. Një lojtar i klasit të lartë i aftë të mahnisë si Parc des Princes ashtu edhe Bernabeun. PSG sigurisht që nuk do të donte t’i ikte nga duart. Por 27 gushti është shumë afër, dhe Monaco është ende në pritje të një mali me para.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *