• |
ide | kryesore

Tragjike, dy të rinj humbin jetën në një aksident në aksin Lezhë-Shkodër

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ndërsa kanë humbur jetën dy të rinj.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Dajc, në kufirin ndarës mes Shkodrës dhe Lezhës dhe viktimat janë Robert Ejlli 25 vjeç dhe Gentian Toma 32 vjec. Dy të rinjtë udhëtonin me një makinë tip ‘Benz’ me targa AA 929 FF e cila është përplasur me një kamion tip ‘IFA’ me targa LE 3364 A.

Mjeti ‘Benz’ i dy të rinjve ka goditur nga mbrapa kamionin dhe shkak dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *