• |
ide | kryesore

Trump: 25% taksë për çdo makinë të prodhuar në BE

Planet

“Do të vendosim një taksë 25% për çdo makinë që vjen në Shtete e Bashkuara të Amerikës nga BE”. Kështu ka thënë mbrëmjen e kaluar presidenti amerikan Donald Trump gjatë një takimi në West Virginia, sipas asaj që raporton Cnbc online.


Fjalët e Trump vijnë vetëm pak orë pas një interviste të Sekretarit për Tregtinë amerikane Wilbur Ross, për “Wall Street Journal’ në të cilën njoftonte shtyrjen për publikimin e një raporti për tarifat e makinave, pas negociatave me Komisionin Europian, Kanadanë dhe Meksikën.


Para një muaji Trump dhe presidenti i Komisioni Europian, Jean-Claude Juncker, në një takim në ‘Shtëpinë e Bardhë’ kishin rënë dakord për ngrirjen e tarifave të makinave mes SHBA dhe BE.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *