• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bllokohet “Rruga e Kombit”, pas festës së Kurban Bajramit, dyndje kosovarësh drejt bregdetit

Lajme, Të fundit



Situatë e pazakontë në “Rrugën e Kombit”. Mijëra udhëtarë dhe automjete kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës duke iu drejtuar bregdetit, menjëherë pas festës së Kurban Bajramit.

Udhëtarët kanë hasur vonesa në “Rrugën e Kombit” për shkak të fluksit të madh që është krijuar tek Ura e Kukësit një vend ky i ngushte për ndërrimin e automjeteve ku ka sjell edhe bllokimin e automjeteve.

Radhët e gjata kilometrike kanë vazhduar prej 2 orësh deri tek ura.

Mësohet se prej orës 4:30 të mëngjesit të sotëm deri në 08:00 në Pikën Kufitare në Morinë kanë hyre 33.040 shtetas me 156 autobusë dhe 6700 mjete të vogla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *