• |
ide | kryesore

Coentrão rishfaqet me Real, tifozët cmendin rrjetin me tallje: “Jepini 7 e Ronaldos!”

Sport



Pas dy muajsh heshtje në rrjetet sociale, Fabio Coentrão është kthyer të bëhet i gjallë, për të fshirë imazhin e lojtarit të pavlerësuar në Ciudad Deportiva. Kështu portugezi është kthyer, por kthimi i tij ka vënë në lëvizje humorin e tifozëve madrilenë.

Mbrojtësi i majtë ka postuar pas një periudhë pauze punën stërvitore me stafin e Los Blancos, por kjo gjë është shndërruar menjëherë në virale. Faji, ose përkundrazi merita është e kujt reagoi në mënyrë të papritur ndaj rishfaqjes së Coentrãos.

Një seri talljesh kanë vërshuar mbi portugezin, pa i dhënë paqe futbollistit e duke i shtuar edhe më shumë piper një historie që është dukur gjithnjë absurde. “Legjenda vazhdon”, komenton dikush. E mes komentuesve ka edhe nga ata që nuk presin më lëvizje merkato nga Perez, sepse nuk ka nevojë: “Blerja më e madhe e Real Madrid je ti”. Pastaj ndonjë tjetër edhe e ekzagjeron … “Jepini numrin 7”. Në fund të fundit, portugez për portugez…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *