• |
ide | kryesore

E PLOTE/ Çfarë thoshte Rugova në vitin 1994 për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Lajme, Të fundit
Rugova



“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”.

Ky postim i në Facebook i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka shkjaktuar mjaft reagime. Thaçi i referohej një interviste të presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994, rreth këmbimit të territorit me Serbinë.

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi e ka publikuar të plotë përgjigjen e Rugovës pasi edhe bashkëpunëtorët e Rugovës thanë se nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Rugovën të fliste për këmbim territori me Serbinë.

“Edhe ne mund të bëjmë kësi lloj “pazari”. Aq më tepër kur kemi legjitimitetin historik, etnik, juridik dhe politik mbi Kosovën. Nuk duhet harruar se Kosova ka qenë njësi konstituive e Federatës jugosllave. Megjithatë, po e përsëris, për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që Leposaviqi dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset tjera në Serbinë jugore, të banuara me shumicën shqiptare”, – kishte deklaruar Rugova në intervistën për “Zëri” në vitin 1994. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. JA QFARE BEN SRBSKA ZMIJA THAQI. MSHIFET MBAS RUGOVES.
    Mitrovica aso kohe e gjitha me popullsi shqiptare si ne veri si ne jug 95 PERQIND,por qelbesira thaqi,me veselicen e bajram rexhepin zbrazen mitrovicen ne vitin 2004 duke shperngul mbi 14 mij banor qe edhe sot nuk guxojn te kthehen ne shtepit e tyre..Rugova thekson leposaviqin Pra Jo trepqen dhe disa fshatra tjer qe ishin si zubin potoku.Me guret e TREPQWA Rugova mburrej kudo ne bot,ju ipte ter kryetarve te shteteve gur trepqe,kurse qelbesirat rama,thaqi ,ramushi dhe baton hagjiu perfindimish dojn ti japin trepqen serve dhe liqEnin e UJMANIT ku perfindimisht kosova do mbetej pa uj dhe rrym.dallimi ne mes zmijes serbe thaqit qe zhagitet neper varreza serbe dhe rigoves esht aq i madh sa ti thua nje miu si thaqi luan.

  2. Historikisht qe nga Konferenca e Londres e vitit 1913, shqiptaret ne pozita tmeresisht te dobta nderkombetar e kombetare kane bere lloj lloj propozimesh e mendimesh ne pozita deshperuese per zgjidhje e problemeve te teritoreve qe banohen nga shqiptaret. Sot jemi ne nje pozicion nderkombetar e kombetar shuma ma te mire se ne vitin 1913 dhe nuk na lejohet te bihemi preh e dekaratave qe perdoren sot me hile nga Thaci. Thaci ti therase mendjes, problemi kombetar eshte shume, shume me larg se sa kapriçot e prersidentit te Kosovs.

  3. Historikisht qe nga Konferenca e Londres e vitit 1913, shqiptaret ne pozita tmeresisht te dobta nderkombetar e kombetare kane bere lloj lloj propozimesh e mendimesh ne pozita deshperuese per zgjidhje e problemeve te teritoreve qe banohen nga shqiptaret. Sot jemi ne nje pozicion nderkombetar e kombetar shuma ma te mire se ne vitin 1913 dhe nuk na lejohet te bihemi preh e dekaratave qe perdoren sot me hile nga Thaci. Thaci ti therase mendjes, problemi kombetar eshte shume, shume me larg se sa kapriçot e prersidentit te Kosovs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *