• |
ide | kryesore

Fytyra e Erjon Velisë që po vizatojnë të huajt

1, Ide

Në mediat shqiptare, të cilat riprodhojnë nga 4- 5 lajme të hareshme në ditë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës (siç ua dërgon zyra e tij e propagandës), nuk mund të mungonte reportazhi i një reviste britanike, e cila kishte zbuluar në këtë qoshe të Ballkanit një lider të krahasueshëm me Justin Trudeau dhe Emmanuel Macron. Ky ishte Erion Veliaj.

Teknologjia e reportazheve të tilla, që kryhen brenda një dite duke bërë xhiron e Tiranës “cool” në shoqërinë e vetë personazhit që intervistohet, është e njohur për publikun shqiptar. Me dhjetra të tillë u prodhuan gjatë viteve që Edi Rama qeveriste Tiranën, duke synuar që opinionit shqiptar t’i përcillej një realitet krejt tjetër nga ai që jetohej çdo ditë. Efekti që krijon një vëzhgim i huaj, i cili në dukje qëndron jashtë konflikteve dhe debateve tona të brendshme dhe nuk është i paragjykuar për anësi politike, bëhet shumë më i besueshëm se sa raportimet e medias së zhvlerësuar shqiptare. Dhe do të ishte vërtet i tillë, nëse gazetarët perëndimorë do ta bënin me profesionalizëm punën e tyre. Për fat të keq, një pjesë e madhe e tyre, herë nga përftimi e herë nga lehtësia, kanë lënë si dëshmi të tyre një grusht metaforash bajate për “piktorin që po i jep ngjyra një vendi të zymtë”, për “basketbollistin që po modernizon një qytet kaotik” apo për “çiklistin që po e bën Tiranën cool”.

“Përfytyroni një shartim mes Justin Trudeau dhe Emmanuel Macron, hipeni në një biçikletë dhe do të përftoni Erion Veliajn”, shkruan revista britanike, e cila më pas vijon reportazhin entuziast, gati në patetizëm, për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Do të mjaftonte vetëm pak hulumtim, që gazetari i magjepsur nga Veliaj, të mësonte nëse Trudeau apo Macron, pasi të kishin pozuar në shtëpinë e fëmijës apo të çonin me krahët e tyre një fëmijë të sëmurë në spital, t’i këpusnin një dasëm maratonë në ndonjë kështjellë të Francës apo Kanadasë njësoj si yjet e futbollit apo të showbizit. Dhe pas lodhjes së dasmës, t’u shpërndanin mediave kronikën sikur pas natës së parë me nusen, kishin dalë me vrap në punë për të inspektuar shkollat e zonës. Imagjinoni nëse mund të kishin qëndruar dot në detyrë qoftë pas një shfaqjeje të tillë glamour, qoftë pas një manipulimi mediatik të paturpshëm që vazhdon ende të përsëritet çdo ditë.

Përfytyroni jo këta dy liderë botërorë, por dhe një kryetar bashkie në një vend normal, që pasi shpërndan supë për të varfërit, i hipën avionit bashkë me gruan për të marrë pjesë në martesën luksoze të një pronari mediash që celebrohet në një qytet të huaj. Dhe kryetari i majtë i Bashkisë pozon me krenari për të treguar që ka qenë pjesë e një eventi të showbizit, ndërkohë që të nesërmen bën sikur i hipën biçikletës dhe flet për hallet e qytetarëve.

Gazetarëve britanikë do t’u mjaftonte një hulumtim i thjeshtë në google, për të ngritur dyshimin se pas punëve të mëdha të Tiranës, ka dhjetra afera abuzimi me pushtetin nga kryetari i Bashkisë. Ata do të shihnin se si një minoren humbi jetën duke punuar i pasiguruar, në një territor që bashkia ia kishte dhënë në përdorim pa garë një partiaku dhe se si i gjithë ky skandal u mbyll në mes të ditës pa e nxjerrë kurrë në dritë të vërtetën. Gazetarët mund të pyesnin gjithashtu edhe për partneritetin publik- privat që po aplikon bashkia kohët e fundit, nga rikonstruksionet e shkollave e deri tek shembja e Teatrit Kombëtar. Për lejet e ndërtimit dhe betonizimin e qytetit “cool”, që po bëhet çdo ditë e më pak i jetueshëm nga zhdukja e hapësirave publike. Si profesionistë ata mund të konstatonin se si të gjtha mediat kryesore të vendit transmetojnë, copy- paste, kronikat e gatshme që iu servir Trudeau-ja i Tiranës. Në cilin vend të Europës ndodh kjo?

Sigurisht që reportazhi në fjalë nuk kishte qëllim të gërvishte cipën e shkëlqyeshme të çiklistit të Tiranës, por vetëm t’i jepte asaj një llustër më shumë, siç ndodh rëndom në shkrimet me porosi. Mesa duket Erjon Velisë nuk i mjaftojnë më veglat mediatike që i ka lodhur së përdoruri. Propaganda e tepruar shpesh kthehet në të kundërt, në një ndjenjë bezdie deri në neveri, duke humbur kështu çdo efekt besueshmërie. Prandaj kryetari i ri po huazon taktikat e kryetarit të vjetër. Përtej detit ka gjithnjë treg për të peshkuar, ndaj nuk është çudi që kopaçe të tilla si kjo e shartimit Trudeau- Macron të shtohen në të ardhmen dhe historia e djaloshit që u rrit duke shitur fiq dhe dasmën e bëri me kursimet e mamit, të na rikthehet si përralla e piktorit që, pasi mahniti Parisin, erdhi të shpëtojë Shqipërinë.

15 Comments

  1. ter ato para kokaine blen jo nji gazetar por ter gazeten,miljarda euro kokaine ,kanabisi,trafikim ,femijesh,femrash,vjedhje bankash,larje parash te ter kriminelve te botes.erion edvin rama jan lavatriqe kriminelesh.rama bythen ja shiti metes per nji ngjal,po ja dhe 100 euro nji nat linden ta len po nuk pati kokain.

  2. Ky sharlatan nuk mban dot me pushtet. Ka nje ezaurim aq te madh dhe nuk ka fuqi te reflektoje. Vazhdon si nje i vone mendor, te dale perdite ne foto e video te montuara, te , te inskenuara , te shemtuara. Nje karafil qe kaq di te beje . Bejeni cfare te doni . Jepini pushtet sa te doni. Ai kete do beje . Show mediatik dhe shperdorim fondesh. Dhe lepirje neverie per te fortet .

  3. Po jo mer zoteri nari nga Poradeci autor i shkrimit, se revista botohet ne Britani por eshte ne pronesi te shoqates se Sorosit….. tu befte xhaxhi tu befte….. hajt se heren tjeter ta spjegon Julieni ke ambasada franke….

  4. Bravo mandi u dhe gazetarve perendimore nje mesim te mire si behet gazetaria por pyeti ata kane vile qe kushton 700 mije euro,duhet paguar vila,te tipit me keto shkrime e pagove nje kest te majme.

  5. Armand, nuk e kam pare shkrimin e gazetarit te huaj dhe nuk e di ne cilen gazete eshte bere. Ne cdo tast gazetat kane pjesen e komenteve dhe do ishte shume mire Kete shkrim ta hidhje si nje koment aty. E marre me mend qe nuk do te biesh ne nivelin e gazetarit por kjo donishte nje menyre efikase per te diskredituar thellimin e propagandes nga jashte.

  6. E ka thene drejt ai regjisori i The Gladiator, ne gojen e personazhit Maximus, kur i thote Perandorit ne arene: “Time for honoring yourself will soon be at an end, highness”
    (Koha per t’i thurur lavde vetes do te perendoje shpejt)

  7. ky eriona ska faj se do te behet mao ce dun por adhurusit e ktij jane me sharlatane se ky .eriona fiton kta i mbajne pishtarin

  8. Shkrimi eshte i vjeter dhe shume inatcor,Shkulla qeka kthy nga stani.Veli mamaja dihet se kush eshte,por ama krahasuar me kedo eshte kamoipn.Asnje kandidat nuk i del rival ne zgjedhje(ndoshta ndonje tip Basha qe dhjet ne breke dhe fle ne mut) edhe Shkulla qe mezi ja merr vesh fjalet kur flet(nga pylli keshtu flasin) merret me fallcon e Veliut,Normal e tere bota eshte fallco,keshtu punon.

  9. Mor Mand,
    Pikerisht prandaj shqiptaret u besojne ca me shume gazetave te huaja – se ju jeni bere si leter higjenike, ne sherbim te te prapmeve qe paguajne me shume. Une nuk e di se cila gazete britanike paska bere kete shkrimin, por duke kerkuar rash ne nje artikull te The Economist te dhjetor 2017. Dhe ky plote levdata ishte per Veline e per punen qe ka bere per Tiranen. Sa per sqarim per ty e per te tjeret qe lexojne ketu, ne 150 vjet histori, The Economist nuk ka bere ndonjehere shkrime me porosi, e eshte nga botimet me serioze ne planet. Po ti vazhdo – sic thote nje komentator siper, tregoja rrugen gazetarise perendimore, se vete e e ke kenaqur

  10. NJERIY ME I ERRET PER SHQIPERIN DHE TE ARDHMEN E SHQIPERIS SHITESI I FIKEVE NE TE ZEZE DASMEN E VET NE TE ZEZE LEJET E PALLATEVE NE TE ZEZE KJOSKAT NE CDO STACION URBANI —GRISELDEN NE VJESHTE 2013 PARKIMET ME PAGES DHE JO TRASPARENT SA LEKE FITON NE TE LLAFAZAN FASADAXHI DHE GENHESHTAR NE CDO VEPRIM……

  11. Po ky trapi pse nuk e nderron foton e tij,duket tamam si”kaloresi i fytyres se vrerosur”,nje gomar qe nuk mban dot samarin e tij,Bushati ndoshta eshte me pushime blu dhe ky asgjeja i fut nje pordhe koti.

  12. Mediat e huaja le ta vizatojne si te duan onin, por prape se prape nje fytyre – pidh ngelet. Rotulloje si te duash.

  13. Injorantet e Armandos dhe Lapsi.al! A ka ne venet tuaja nje pike gjak shqiptari? Si mundet nje shqiptar te perdore kete lloj fjalori per nje shqiptar tjeter! Urrejtja ju ka zene syte! mesoni nga saliu dhe PD qe jane “paqedashes”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu