• |
ide | kryesore

Joao Mario problem për Inter, ka refuzuar tri oferta deri tani

Sport



Çështja Joao Mario vazhdon të mbajë të bllokuar Interin. Tetë ditë nga mbyllja e të gjitha merkatove ndërkombëtare, duket e vështirë që zikaltrit të arrijnë të gjejnë një sistemim për mesfushorin gjë që do të ndihmone edhe llogaritë e klubit. Në Appiano flitet se kanë mbërritur plot tri oferta nga Turqia, por portugezi nuk është i bindur për destinacionin dhe ka refuzuar, duke preferuar të qëndrojë në Milano për të bindur Spallettin.

Ultimatumi është fiksuar për në 31 gusht. Pas kësaj date Joao Mario do të kthehet të jetë me të gjitha efektet në dispozicion të teknikut. Por më parë duhet të marrë në konsideratë të gjitha opsionet e mundshme. Duke nisur nga interesi i shfaqur nga skuadrat spanjolle. Lojtari, në fakt, ka pranuar me dëshirë transferimin te Betis Sevilla, por klubi spanjoll është tashmë shumë afër Rafinha dhe vështirë se do të kërkojë mesfushorë të tjerë. Ndrërkohë në Appiano Joao Mario mbetet ende një “ngërç” ekonomik dhe teknik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *