• |
ide | kryesore

“Krahu i hekurt” mbyllet si donte Partizani: Çani zgjidh kontratën dhe niset drejt Italisë

F1, Sport



Superioria ka rezultuar shumë më e vështirë se Serie C për Edgar Çanin, pothuaj që kur mbërriti në Shqipëri te Partizani, në mardhënie të komplikuara me drejtuesit e klubit dhe tifozët, të cilët nuk e panë gati kurrë në veprim.

Paga faraonike e lojtarit rëndonte ndjeshëm buxhetin e të kuqve dhe mungesa e kontributit të tij në fushë (gjithmonë i dëmtuar) e kishte bërë situatën të kthehej në një krah të hekurt mes palëve. Partizani kërkontë të mërziste lojtarin deri në pikën që të largohej, por pa i kërkuar prishjen e kontratës, për të shmangur penalizimet financiare.

Edhe lojtari bëri të njëjtën sjellje, duke suportuar me qetësi ndëshkimet e klubit, që e degdisi deri në Partizanin B për ta fyer. Situata është zgjidhur vetëm mëngjesin e sotëm, me mirëkuptim. Ajo që ndryshoi gjithcka, ishte oferta e marrë nga Viboneze në Serinë C, sipas asaj që bën të ditur “Zoom24.it”. 29 vjecari ka luajtur më parë me Pisën në këtë nivel dhe konsiderohet një njohës i mirë i Serie C, gjithnjë nëse fiziku ia lejon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *