• |
ide | kryesore

Përgatitjet e fundit për “Air Albania”, fluturimet nisin në shtator, qytetarët ankohen për çmimet

Lajme, Të fundit



Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij këtë mëngjes një video nga përgatitjet e fundit për vënien në punë të kompanisë ajrore të fluturimeve Air Albania, e cila do të nisë fluturimet brenda javës së parë të shtatorit.

Avioni mban ngjyrat e flamurit kombetar dhe ngritja e parë do të bëhet në datën 31 gusht. Avioni parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll.

Ndërkohë që pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320, që do të sjellin një rritje të standardit të fluturimeve. Nisja e operimit të kësaj linje pritet të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë, pasi është dakordësuar ngritja e një ndërmarrjeje paralele që do të bëjë furnizimin me lëndë të parë.

Referuar vendimit të qeverisë për ngritjen e kësaj kompanie, 51% e aksioneve të kompanisë ‘Air Albania’ janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve ‘Turkish Airline”.



3 Comments

  1. Pse vet degjeneroheni kaq hapur. Ne titull shruani se qytetaret po ankohen. Kurse ne artikull nuk as nje rresht qe te na tregoj se pse po ankohen qytetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *