• |
ide | kryesore

“Politikanët e korruptuar të kenë frikë” Kë po kërcënon Donald Lu?

Lajme, Të fundit



Kur flitet për reformën në drejtësi dhe për politikanët e korruptuar, ambasadori amerikan Dolald Lu, megjithëse po largohet nga Shqipëria, në fund të mandatit të tij është po aq energjik sa në fillim.

“Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë!” Kjo është një nga frazat më të njohura të Donald Lusë, e cila nuk mungoi as në përgjigjjet që ai i dha disa pyetjeve të Top Channel për ecurinë e vetting-ut dhe të ngritjes së institucioneve të reja. Optimizmi dhe besimi se procesi po ecën në drejtimin e duhur është mesazhi kryesor i ambasadorit amerikan, i cili mbështet pa rezerva organet e vetting-ut.

“Kam besim që reforma në drejtësi po prodhon rezultate reale për popullin shqiptar. Po largon gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe po konfirmon ata të ndershmit për të vazhduar punën e rëndësishme të gjykatave. Rezultatet janë mbresëlënëse. Komisioni i vetting-ut ka shkarkuar 21 gjyqtarë dhe prokurorë si dhe ka konfirmuar 27. Ndërkohë që disa nga rastet do të apelohen, procesi përfaqëson një hap madhor përpara drejt një gjyqësori të drejtë dhe të pavarur. Qytetarët e zakonshëm tani duhet të presin të kenë gjyqtarë dhe prokurorë të rivlerësuar dhe të pastër, që nuk do të kërkojnë më ryshfete dhe nuk do t’i përgjigjen më trysnisë politike. Më në fund, qytetarët mund të kërkojnë dhe të presin drejtësi të vërtetë”, deklaron Donald Lu.

Por, a është ambasadori amerikan i shqetësuar nga vonesa në ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së? Ambasadori Donald Lu thotë se ndan të njëjtin shqetësim sikurse edhe opozita për vonesën në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, por beson se ky proces nuk do të vonojë.

Me këtë rast, Donald Lu ka një apel për të gjithë: “Jam dakord me opozitën se është imperative që organet e reja gjyqësore të ngrihen shpejt. Kjo do të lejojë emërimin e një prokurori me mandat të plotë, emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, si dhe krijimin e SPAK dhe BKH. Besoj se jemi pranë krijimit si të KLP edhe të KLGJ. Këshillit të Lartë Gjyqësor i duhet vetëm një gjyqtar i guximshëm i gjykatave të apelit për të dalë vullnetar që të shërbejë në Këshill. Kam besim që në javët e ardhshme ky proces do të përmbyllet dhe do të ecet përpara me emërimin e gjyqtarëve të rinj, SPAK dhe BKH. Procesi i vetting-ut po funksionon. Jemi shumë pranë hyrjes në fazën tjetër të reformës”. 

/tch



14 Comments

  1. He me te lumt goja. Ashtu bjeru qenve se flen me endrra se do ta permbysin reformen ne drejtesi. Ky jua ka futur te dyja kembet ne nje kepuc. Bjeru z. Lu bjeru qenve se ashtu e duan.

  2. i pari qe duhet te ket frig esht MAO LUU CE DUN,o dyti rama,o treti xhafa,pastaj tahiri,balla,etj krymba qe rama zgjedh.ende qenka kety ky shot kinezi.

  3. E mer lu ske faj ti. Tall trapin me shqiptaret me peshkun e madh me tahirin me xhafen… me ramen me kete gjytyrymen arta markun. I mbushe trajset me euro mer Lu mashtruesi. Bashke me ate gopshklymen vlahutinen. Tallet trapin me reformen ne drejtesi e bot mutin kala , moret eurot e ia late dopio gjashten shqiptareve. E late vendin pa gjyqesor fare …. bojn qejf hajdutet e pushtetit sot
    . Ska polici ska prokuroro ska gjykata …ec vlla te vjedhim presim vrasim sna bo dot gjo njeri..
    Te q..ifsha ate lune mu ne vesh! By…th..q..ir ambasador!
    Thyfsh qafen mer hale e rames

    1. O këlyshi rrugaç i sigurimit enverist “Bert” e ushtar i bandave mafioze të drogës.
      Shkrimi bën fjalë për ambasadorin kinezo-amerikan Lu, që në vënd të përçojë në Shqipëri politikën zyrtare të qeverisë amerikane, përçon propogandat e spekullantit multimiliarder Soros.
      Nuk po komenton ky shkrim “arin” me të cilin kërkon ti të bësh konkurencë.
      Për cilindo shqiptar që e ka trurin në rregull, edhe duke i lënë mënjanë gjithë hipokrizitë e Lusë me “suksesin” e reformës sorosiane në drejtësi, duhej të mjaftonte fakti që ky kinez, ka mbështetur si ministër të mbrendshëm Fatmir Xhafën.
      Ky është paradoksi më i madh i dipllomacisë së këtij farë ambasadori që i ka dalë hapur në mbështetje si enveristit Fatmir, ish hetues i sigurimit, ashtu edhe të vëllait të tij Agron, kapomafie e drogës në Vlorë.
      Me këtë meru o këlysh sigurimi e mafie të drogës , se po qe për “baba biollogjik” e për ilaçe, e ke palloshin dy metrosh objektin e këtij “komenti”

  4. Me fjet e ketij kinezi vetem teori, e mbeshtetje te ish prokuroreve, e gjykatesve qe jane trashegim i rraces se komunisteve, ose servile e te blere nga kapo mafiozi RAMADrejtesia do vije kur vetingun ta kalojne edhe keta pushtetare qe jane ndyre me ligjin, por qe e kane mbrojtje per vehten e tyre. POpulli aty ku ka qene do mbetet, asgje nuk ka per te fituar e levizur drejte perparimitte drejtesise se ligjit, qe te jete i barabarte per te gjithe. Jane enderra, e perralla per shuarjen e krizave qe ka krijuar ky pushtet.

  5. PS,, dy komente per banalistin rilindasBert, si pseudo fashisto komunist qe duke harruar origjinen, prejardhjen e tije prej katilesh komuniste, sot kerko te pergjithesoje pervojen e baballareve te vet. Duket qe eshte ndyresire, i rilindjesse bandave me te zeza q ka drejtuar kete pushtet, e cfare do qe te thote per demokratet, apo militantet e saj, ky pusht propagandisti duket qe fshihet pas droges e hashashit, pas makuterise se vjedhjeve e mashtrimeve te bandes rilindase. Me e mira e emertimit te ketijpseudo Berti, do jete qe te quhet KODOSH.

  6. Ik o Lu je bere palaco i blere dhe karagjoz,prandaj ik sa me pare me urimin tu bofshi parate e vjedhura helm dhe zoti ta japi atje ku se pret. Gjarper.

  7. PO MOR LU LU LU PO SE THE NJE FJALE PER VATEN KUNDER TE EDI RAMES SHBA NE OKB NUK TH NJE FJALE PER KABINIZIMIN 100 % TE SHQIPERIS NUK THE NJE FJAL PER KORROPSIONIN ME KUJTOHESH KUR PROTESTOVE ME DY PLAKA DHE TRE DREJTORESHA TE EDIT PER REFURMEN NE DRJTESI QE PATJETER DUHEJ TE BEHEJ POR JO E NJEANSHME THELLSISHT E NJEANSME KUSH E NEN KUALIFIKIMIN A JANE TESTUAR VET ATA QE BEJNE TESTIMIN VETIGUN NGA VJENE CILET JANE DHE E FUNDIT LU LU LU PAS SI TE MBAROJ REFORMA NE DREJTESI A DO HANE SHQIPTARET ME LUGE FLORIRI. JU LU KURRE NUK KENI PERFAJQESUAR DEPERTAMENTIN E SHTETIT TUAJ JU KURRE NUK KENI PERFAJQESUAR LINJEN E PRESIDENTIT TOAJ NE SHQIPERI JU NJE QELLIM ARRTE FTOHE MARRDHENJET SHBA-SHQIPERI NDERKO QE SHBA JSNE MIQET ME TE MIRE DHE TE FUQISHEM NE 2 SHEKUJ TE KOMBIT SHQIPTARE POR MOS HARR JU LU-RAMA-VUQIQ-SORAS ERDOGAN SI LEDERA GLOBAL QE JENI JA ARRITET QELLIMIT ME NA LARGUAR NGA SHBA DUKE NA AFRUAR ME RUSIN NENE TE EDI RAMES.JU LU DUET TE BEHENI GJYGJ PER KRIM NDAJ NJE KOMBI.

  8. O ju kelysha komunistesh ne demokraci qe mendoni,ushqeheni,visheni,levizni,palloheni vetem si kryekomunisti ne demokraci me vepra te lena gjate 25 vjetve salivari kur ky fliste mire per arvizune dhe ju pas tij,kur ky fillon sharjet ju suleni si hijenat komuniste sa per sorosin ky salivar e ka pritur shume here ky sorosi na e beri shqiperine dixhitale thonte kodoshi politik sali,prandaj kujdes me ilacet mos i ngatarroni.

    1. Për nga niveli i intelektit, nga të shkruarit si gjysëm analfabet pa pikë e pa presje, nga niveli idiot i gënjeshtrave, më ngjan o Bert, me Tualet pallën.
      Për nga mendësia kriminale, më kujton ca fundërina trafikantësh shqiptarë, ish spiunë të sigurimit që kam pasur rastin ti njoh në emigracion.
      Të këshilloj që të shkosh tek doktor Berisha se jam i bindur që do të gjejë edhe për ty ilaçet që të mungojnë.

  9. Ti je nje salikar i vertet je i pari isalikarve qe ju thone shani shba si gazidede shani perendimin dhe funksionaret e tyre.komunizmi atehere dhe PD sot si komunista demokrate qe jeni shani gjithe diten perendimin.kerkojini saliut tju jap ilacet e veta qe te rroni gjate.kodosh politik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *