• |
ide | kryesore

“Të jesh grek, njëlloj si të jesh shqiptar…”/ Letra e djaloshit që ka pushtuar mediat në Greqi (FOTO)

Lajme, Të fundit



“Nga të vegjlit dhe të çmendurit mëson të vërtetën”, – thotë një apologji e famshme. I tillë është rasti i një djaloshi grek, i cili u kujdes për të vërtetuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë gjë. Një trajner i kërkoi lojtarëve të tij të shkruanin një raport mbi temën “Çfarë do të thotë të jesh grek” dhe reagimi i i njërit prej djemve u bë viral.

Ja përgjigjja:
“Të jesh grek është njësoj si ai shqiptari, siriani, amerikani, gjermani, turku. Grekët lindin me të njëjtën vlerë dhe vdesin me të. Nuk lind me ndonjë avantazh nga të huajit. Ai jeton në një vend si pjesa tjetër, vetëm me më shumë diell dhe det. Gjëja negative e këtij vendi është se ka grekë që besojnë se statusi i i tyre, i të qënit grek i bën atë superior ndaj të tjerëve. Ne të gjithë kemi lindur të barabartë, ashtu siç do vdesim. Vlera që marrim vjen nga fakti nëse ajo që bëmë në jetën tonë ka ndikuar pozitivisht në jetën e të gjithë njerëzve në planet”. Lajmi është publikuar nga mediat greke dhe ka pasur një lexueshmëri të lartë.



4 Comments

  1. Rast premtues dhe shpresedhenes qe ne Greqi po rritet nje brezi i ri me kembe ne toke. Te kesh nje fqinje te mire e ke me shume se nje vella

  2. Më tërhoqi vëmendjen titulli intrigues i shkrimit.
    Të jesh grek, njëlloj si të jesh shqiptar”
    Ky djaloshi sportist grek, ka thënë me realizëm ate që mendojnë shumica e të rijve në botë që nuk janë indoktrinuar nga ideollogjite e doktrinat politike, fetare apo racore.
    Por pse duhej të cungohej deklarata e tij, duke e lënë vetëm tek krahasimi grek e shqiptar ?
    Ndërmjet disa kombësive të tjera ai ka përmendur edhe shqiptarin e jo se ka krahasuar grekun me shqiptarin siç lë të kuptohet në titullin e shkrimit.
    Nuk më duket ndonjë zbulim i madh thënia e tij se të gjithë njerëzit lindin njëlloj.

    Ajo që duhet të analizohet, është fakti se përse kjo deklaratë e thjeshtë, krejtësisht normale e llogjike, qenka bërë “e famëshme”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *