• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Partizanit e Skënderbeut përfundon në Kongo

Sport



Pas eksperiencave të palumtura me Partizanin e Skënderbeun, trajneri italian, Andrea Agostinelli, ka vendosur ti japë tjetër drejtim karrierës së tij.

Nëse nuk ecën në Europë mirë është të hedhësh sytë nga Afrika, për më tepër nga aty vijnë talentet e mëdha të futbollit. Ky duhet të ketë qenë mendimi i Agostinellit kur mori vendimin për të drejtuar sezonin e ardhshëm kongolezët e DCMP Imana. Kështu, karriera e ish-teknikut që dështoi bindshëm në Superiore, do të rifillojë nga Kongo.

Pas një pauzë prej 3 vjetësh gjatë të cilës ka qenë zëri teknik i Mediaset Premium Sport, “Ago” rinis punën në pankinën e DCMP Imana. Tekniku mungon në futbollin italian që prej 2013, kur drejtoi Varese. Më pas eksperienca në Shqipëri dhe tani Afrika.

Agostinelli nuk do të jetë vetëm në Kongo, sepse do të marrë edhe dy njerëzit e tij besnikë: Matteo Basile, në rolin e preparatorit atletik e Emanuele Bottoni si analist taktik.

Ky i fundit nuk ka ngurruar të japë mendimin e tij në lidhje me sistemin funksional italian me një farë polemike: “Në Itali lëmë të punojnë fëmijët e miqtë, të shkretët…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *