• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Ksamil, çifti italian me motor përplaset me një makinë, vdes gruaja, plagoset burri

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesditës në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, pranë vendit të njohur si ‘Hidrovori’.

Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetën një grua.

Mësohet se një çift italian që udhëtonte me motor është përplasur me një automjet dhe gruaja ka gjetur vdekjen në vend ndërsa burri është trasnportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Po punohet për gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *