• |
ide | kryesore

Arrestohet Lloris, portieri i Tottenham ngiste makinën i dehur

Sport



Telashe për Hugo Lloris. Kapiteni i Francës e Tottenham, në natën mes të enjtes e të premtes, është ndaluar nga policia e Londrës për një kontroll rutinë. Portieri, kampion Bote në Rusi, nuk ka kaluar testin e alkoolit dhe është mbajtur nga policia për verifikime të mëtejshme. Lloris më pas është lëshuar me kusht, në 11 shtatoriun e ardhshëm duhet të prezantohet në Gjykatën e Ëestminster.

“Një person është ndaluar nga një kontroll rutinë në Gloucester Place të premten në 24 gusht me akuzën e ngarjes së makinës në gjendje të dehur – lexohet në një komunikatë të policisë metropolitane-. Emri i tij është Hugo Lloris, 31 vjec, banues në East Finchley. Duhet të prezantohet të martën 11 shtator në Gjykatën e Ëestminster”. Problem i pamenduar për Spurs tre ditë përpara sfidës së rëndësishme në kampionat kundër Manchester United të Mourinho, ndeshje që mund ti japë fitoren e tretë radhazi në këtë edicion të besuarve të Pochettinos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *