• |
ide | kryesore

Bayern ul çmimin e Boateng, PSG është gati të futet në lojë

Sport



Ka mbetur vetëm një javë deri në mbylljen e merkatos dhe goditje të rëndësishme ende mund të bëhen. PSG vazhdon të insistojë për një qendërmbrojtës, të cilin e ka evidentuar në profilin e Jerome Boateng.

Shtatlarti i përfaqësueses së Gjermanisë duket se nuk bën më pjesë në planet e Bayern Mynih dhe nuk është rastësi disponibiliteti i bavarezëve për tu afruar në balancat kërkesë-ofertë me parisienët.

Bayern ka bërë të qartë se është gati të ulet deri në 30 milionë euro për të shitur Jerome Boateng. Sipas Kicker kjo lëvizje i jep rrugë të lirë PSG për të firmosur me mbrojtësin, që do të ishte një forcë e madhe për repartin e prapavijës së Tuchel, që Boateng e ka një njohje të vjetër të Bundesligës.

Bayern përmes presidentit Hoenes kishte bërë të ditur se shpresonin shumë që Boateng të qendronte akoma në Allianz Arena, por lëvizja e fundit nuk lë vend për dyshime: koha e mbrojtësit në Mynih ka përfunduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *