• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet një tjetër tunel i trafikimit të kokainës nga Meksika në SHBA

Lajme, Të fundit



Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel sekret të trafikimit të drogës alla “El Chapo” që shtrihej nga Meksika deri në një ish-fast food “KFC” në shtetin e Arizonës. Tuneli ishte i gjatë 180 metra. Ai niste në bodrumin e një restoranti të vjetër në San Luis, kalonte poshtë kufirit deri tek një shtëpi në San Luis Rio Colorado. Autoritetet amerikane e bënë zbulimin javën e kaluar dhe kanë arrestuar pronarin e ndërtesës në Arizonën jugore. Ata mësuan për tunelin vetëm pasi Ivan Lopez u arrestua.

Gjatë një bllokimi në trafik, qentë e policisë kanë udhëhequr oficerët në dy kontejnerë me lëndë narkotike me një vlerë prej më shumë se 1 milion dollarë në makinën e Lopez. Hetuesit thonë se kontejnerët mbanin 118 kg metamfetaminë, 6 gram kokainë dhe 21 kg heroinë.

Agjentët kontrolluan shtëpinë e Lopez dhe godinën e ish KFC-së, duke zbuluar hyrjen e tunelit në kuzhinën e ish-fast food-it. Tuneli ishte 3 metra i gjerë dhe përfundonte në një derë poshtë një krevati në një shtëpi në Meksikë, thanë zyrtarët amerikanë.

Droga, besohet të jetë tërhequr përmes tunelit me një litar. Kjo nuk është hera e parë që bëhet një zbulim i tillë. Dy vite më parë, një tunel rreth 800 metra u zbulua nga autoritetet në San Diego të Kalifornisë. Autoritetet thanë se ishte një nga tunelet më të gjatë të drogës të zbuluar ndonjëherë, i cili ishte përdorur për të transportuar kokainë dhe marihuanë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *