• |
ide | kryesore

Gjykata në Seul zgjat dënimin me burg për ish-presidenten Park

Planet



Gjykata e Apelit në Seul e rriti dënimin e ish-presidentes Park Geun-hye për korrupsion në 25 vjet burg dhe 17,8 milionë dollarë gjobë, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Park, 66 vjeçe, ishte dënuar në prill me 24 vjet burg dhe gjobitur me 16 milionë dollarë pasi u shpall fajtore për abuzim me pushtetin, ryshfet dhe rrjedhje të informacioneve sekret shtetëror.

Prokurorët kishin kërkuar 30 vjet burg dhe një gjobë prej 105 milionë dollarësh me argumentin se ajo ishte pastruar nga disa akuza jo në mënyrën e duhur.

E bija e diktatorit ushtarak Park Chung Hee, Park u rrëzua nga pushteti në mars 2017 pasi u akuzua për korrupsion në vijim të demonstrative qe vazhduan për disa javë dhe gjatë të cilave u kërkua dorëheqja e saj.

Park u akuzua se i kishte lejuar shoqes së saj të ngushtë Choi Soon Sil shumë akses në punët e qeverisë megjithëse Choi nuk mbante asnjë post zyrtar. Ajo e kishte ndihmuar shoqen e saj edhe të zhvaste para nga kompani të mëdha përfshi ”Samsung”.

Park nuk i ka pranuar akuzat asnjëherë duke argumentuar se ato ishin të motivuara politikisht dhe nuk mori pjesë në seancën e së premtes kur u lexua vendimi i gjykatës ndaj saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *