• |
ide | kryesore

Kërcënime dhe frikë: Wenger në pankinë me truproje

Sport



Një dashuri kaq e madhe e përfunduar shumë keq. Historia mes Arsene Wenger e Arsenal, një binom i zgjatur mbi 20 vjet, ka qenë pak a shumë metafora e një raporti. I lindur mes skepticizmit të përgjithshëm, u bë tërheqës, por pastaj zvarritja duke shtyrë ndarjen, që sipas teknikut duhet të kishte ardhur më parë, i komplikoi gjërat. E vitet e fundit në pankinën e Topcinjve kanë qenë të vështirë për Wenger. Shpjegimi jepet në librin e gazetarit John Cross e të konfirmuara nga klubi: Arsene ka patur pranë, kur ndodhej në pankinë, truproja gjatë cdo ndeshje.

Një situatë paradoksale për atë që, bashkë me George Graham e Herbert Chapman, përfaqëson më të mirën që tifozët e Arsenal kanë parë ndonjëherë në pankinën e tyre. E megjithatë në dy vitet e fundit pakënaqësia nga një pjesë e tifozerisë ka shpërthyer me kërcënime deri diku serioze në drejtim të teknikut. Kjo është arsyeja që Wenger kërkoi sigurinë që i duhej, duke parë edhe mungesën e pengesave mes tifozëve dhe fushës në futbollin anglez. Është e vërtetë futbolli është një botë ku, sipas fjalëve të Brian Clough, askush nuk thotë faleminderit, por trajtimi i rezervuar për Wenger është krejt i papritur.

The Sun evidenton pikën e mos kthimit mes palëve, atë që e bëri teknikun të kuptojë se ka dicka që nuk shkon. Një përplasje me tifozerinë në rastin e kthimit me tren nga humbja me Stoke në fund të 2014. Në atë rast tekniku u bë viktimë e shumë fyerjeve e vetëm ndërhyrja e personelit të stacionit evitoi kontaktin direkt me tifozët më të egër të Arsenal. Një problem, ai i reagimit të ekzagjeruar nga ana e tifozëve, që dukej se e shqetësonte shumë tashmë ish-trajnerin e londinezëve, që në atë kohë u shpreh “është një cshtje që do të bëhet gjithnjë e më e zakonshme, duke filluar nga vitet e ardhshme”. E, duke parë kërcënimet e marra, pak a shumë reale, Wenger ishte profetik i vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *