• |
ide | kryesore

Melania kundër Trump sërish

Paparazzi, Slider



Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump ka thënë për “Associated Press” se po planifikon udhëtimin e saj të parë ndërkombëtar në disa vende të Afrikës.

“Kjo është hera e parë që udhëtoj për në Afrikë dhe jam shumë e emocionuar që do të marr informacion rreth çështjeve me të cilat fëmijët e të gjithë kontinentit po përballen çdo ditë. Unë jam duke mësuar për kulturën dhe historinë e këtij vendi. Ne jemi shoqëri globale dhe përmes dialogut e shkëmbimit të ideve kemi mundësinë për të mësuar nga njëri-tjetri”. – është shprehur Melanie.

Shumë njerëz kanë thënë se deklarata e saj është e guximshme dhe inkurajuese, pas qëndrimit që mbajti Donald Trump kundrejt vendeve afrikane, të cilat i ka quajtur “vende m*ti”. Kjo deklaratë u mor si një fyerje dhe u komentua gjatë, pavarësisht se Trump e mohoi.



1 Comment

  1. Po pse nuk perktheni dhe dosjen e steele?
    Te pakten te qeshim tamam. Gazetare perkthyes te shpifjeve te radhes. Iu shpofte sumen sorosi qe te kenaqeni pa mase ishalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *