• |
ide | kryesore

Mourinho show: mbërrin në konferencë për shtyp 1.30 orë para, flet vetëm 8 minuta

Sport



Ambjent i trazuar tek Manchester United, një klimë e tensionuar që pas humbjes me Brighton. José Mourinho i surprizon të gjithë duke u prezantuar në sallën e konferencave një orë e 30 minuta më herët, por ka shumë pak dëshirë të flasë, duke qenë se konferenca zgjat vetëm 8 minuta. “Pogba ka folur për sjellje të gabuar ndaj Brighton? – Kërkojini shpjegime atij për atë që ka thënë”. Për raportet me administratorin e deleguar Woodward: “Janë të mira, natyrisht”

Dëshira e munguar për të folur i lexohej në fytyrë teknikut, një miks zhgënjimi dhe vuajtje. Janë javë të vështira për Mourinhon, më të vështirat që kur është ulur në pankinën e Djajve të Kuq. Merkato e dobët ka prishur raportet me Woodward, ndërsa përplasjet me pronarët amerikanë dhe raportet me Paul Pogba që dëshiron të shkojë tek Barcelona janë gjithnjë e më të tendosur.

Nuk ishte akoma reagimi i nivelit të majit 2017, kur pas fitores me Crystal Palace 2-0 Special One u largua nga konferenca pas 11 sekondash, por kjo e sotmja tregon qartë klimën që mbizotëron tek United. Edhe versioni i Mirror, sipas të cilit tekniku portugez i ka rrëfyer disa miqve të tij që në cdo klub tjetër do ishte tërhequr nga pankina, merr konfirmim në fytyrën e një njeriu që nuk duket fare i lumtur në Manchester.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *