• |
ide | kryesore

Plazh këtë fundjavë? Moti ka surpriza të pakëndshme…

Lajme, Të fundit



Për të gjithë ata që janë në plazh, moti ka surpriza të pakëndshme këtë fundjavë. Nisur nga e shtuna sinoprikanët thonë se do të kemi ndryshime temperaturash si dhe reshje shiu.

Sipas Meteoalb moti do të vijojë të shtunën me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në pjesën e dytë të ditës kur priten shira të përkohshëm në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër.

Dita e diel pritet të sjellë fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin jugperëndimor i cili do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Dita e hënë paraqitet me vranësira dhe shira në gjithë territorin, më të konsiderueshëm në qendër dhe zonat juglindore.

Temperaturat e ajrit do të sjellin rënie të lehtë dhe graduale deri të hënën kur pritet një rënie me të paktën 3°C në të gjithë territorin duke bërë që vlerat ekstremale në rang vendi të luhaten nga 9 në 31°C, thotë Meteoalb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *