• |
ide | kryesore

Rrahën për vdekje 56-vjeçarin, arrestohet xhaxhai dhe dy nipërit në Korçë

Lajme, Të fundit



Tre persona, Arben Nazifi, Emiljano Nazifi dhe Edison Nazifi, janë vënë në pranga nga policia pasi në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin N.F, 56 vjeç, banues në Korçë, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore.

Të arrestuar:

  • Arben Nazif, 56 vjeç,
  • Emiljano Nazif, 30 vjeç
  • Edison Nazif, 30 vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij).

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 88/2 e 25 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *