• |
ide | kryesore

SHBA pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Kryesore, Lajme



Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton deklaroi sot në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja Qeveritë mund të kenë vullent për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve” – u shpreh Bolton.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se çfarë mendon për idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë ai u shpreh:

“Çështja e arritjes së stabilitetit në Ballkan është shumë e rëndësishme për ne. Prej kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë, ka pasur shumë tensione dhe rreziqe. Mirëpo ka pasur edhe zhvillim”, – deklaroi ai, duke iu referuar kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Mosmarrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë. Këto përpjekje kanë dështuar”, – është shprehur Bolton.

“Nuk do të jemi pengesë, dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse të dyja palët në konflikt arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”. 

“Ne jemi gati të ndihmojmë nga distanca apo nga afër. Ne nuk mendojnë se do ta zgjidhim atë (problemin) për ata. Ne mendojmë se ata duhet ta zgjidhin atë vetë”. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, kanë hedhur ide të ndryshme për përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, shkruan Radio Europa e Lirë.

Shtetësia në rrezik 

Presidenti serb ka hedhur idenë e ndarjes ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti Thaçi, është deklaruar pro korrigjimit të kufijve me Serbinë, ashtu që Kosova të marrë komunat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Idetë nuk janë nuk janë mbështetur nga aleatët kyçë të Kosovës.

Britania e Madhe dhe Gjermani kanë kundërshtuar një gjë të tillë.



9 Comments

  1. Ky Rama eshte qelbesire, e ka bere edhe Trumpin si vetja. Trumpi e ka shume gabim qe nuk pyet Sali shpellarin per ceshtjet e Kosoves. Madje Trump duhet te mare per keshilltar Arin se eshte figure poliedrike , kampion i inteligjences.

    1. nuk guxon askush ne bote te mosperfill nje komb ,por te intrigojne kunder tije ,nese ne bote respektohen te drejtat njerzore e zeza padrejtesia qe ju be shqiptareve perpara 1 shekulli duhet korigjuar ,dhe te drejtat shqiptare te grabitura duhet kthyer deri me 1keto jan te drejtat,nese ,cdo gje kalon permes pazareve fuqis padrejtesis korrupsionit ,ndaj 15 milion shqiptareve ,dijeni se me padrejtesi nuk ,ka zgjillje dhe binduni se mungesa ,e te drejtes hakut ,vertetes ,dhe mohimi saje ,dijeni se shenon fillimin e fundit te jetes ne toke se pa drejtesi ,nuk mirkuptim ekujliber unitet siguri gjalleri zgjillje shprese sukses ,jet,kushdo qe perfshihet ne padrejtesi ndaj tjetrit ,ai drejtperdrejte po i ben nje padrejtesi te malle vetes vet ju ftoj te bindeni fetarisht shkencerisht dhe praktikisht tek ,zhvillimet sipas ligjeve dhe sukseset sipas zgjelljes ,eshte njelloj ,ligjet e zhvillimit ne cdo aspekt ju keni interes ,te beni motorin pa shpenzim por shkencetaret ju thone lolleni kot jeni te deshjtuar sepse sipas ligjeve dhogaria nuk ju del nuk arrihet keshtu eshte dhe ceshtja e menazhimit te pushtetit ,ku nje pjese pushtetaresh duan interesin pa pyetur per ligje dhe duan te dalin te sukseseshem ju them jo dhe jo suksesi nuk varet nga deshirat dhe fuqia aftesia ,,, ato jan nje pjese ,suksesi varet tek vlerat me drejtesi hak sipas ligjeve te zhvillimit dhe funksionit dobive te cilat i percaktoj dhe krijoj vetem zoti botnave,ju mund te beni gjithcka por gjithcka zoti e mat sipas ligjit tije ku veprat e drejta i shperblen dhe padrejtesine e ndeshkon ,kuj mendoni se mund tia hillni zotit gjithsis fuqise se tije

  2. Salivaret me ne krye saliun qe dolen me teza nacionaliste per kapital politik kunder thacit dhe rugoves tani do te sulmojne ameriken dhe bolton

  3. Titulli i shkrimit thotë se SHBA është pro këmbimit të teritoreve midis Kosovës e Serbisë.
    Ndërkaq, sapo lexon fjalinë e parë të këtij shkrimi, del krejtësisht e kundërta.
    Ja çfarë thotë tekstualisht Bolton
    “Sekretari i shtetit z. Xhon Bolton deklaroi në Kiev, se ne nuk do të përfshihemi në idenë e ndarjes së teritoreve”
    E më poshtë shton se kjo është një gjë që ju takon shteteve fqinjë të Sërbise e Kosovës që ta zgjidhin mes tyre.
    E ku e ka gjetur Lapsi “pronë” e SHBA për ndarje teritoresh në Ballkan ?
    Presidentët konservatorë amerikanë e kanë vënë me kohë “vijën e kuqe” të ndarjes së Kosovës nga Serbia e dihet qëndrimi i tyre për këtë problem.
    Pasuesi socialist i Millosheviçit, Vuçiçi, u trimërua gjatë presidencës së presidentit liberal Obama, që nga agresor ta quaj veten viktimë, e janë edhe politikanë liberale të BE ata që për hir të pranimit të Serbisë në BE për ta larguar nga influenca e Rusisë, po i bëjnë gjithnjë e më shumë lëshime asaj në dëm të Kosovës.
    Nese Thaçi, presidenti i Kosovës, me “korigjim” të kufijve me Serbinë, ka parasysh vetëm bashkimin e tre komunave të Luginës së Preshevës me shtetin shqiptar të Kosovës, e këtë mendim ka edhe administrata aktuale amerikane, nuk më duket se ka ndonjë të keqe. Ka qenë një ndarje e padrejtë kufijshë etnikë, lënja jashtë kufijve të ashtuquajturës “krahinë autonome e Kosovo-Metohisë për Luginën e Preshevës.
    Tashmë dihet dhe është e dokumentuar se shqiptarët janë pastruar etnikisht nga qeveritë serbe, në teritoret e veriut që shkojnë deri në Nish.
    Nëse Lugina e Presheves do të vazhdojë të jetë mbrenda kufijve të Serbisë, pas 50 vitesh, në këto territore, ashtu siç ka ndodhur edhe me territoret e tjera të pastruara etnikisht, nuk do të ketë më asnjë shqiptar e veç serbë.
    Krejtë ndryshe ka ndodhur me komunat me përbërje serbe në veri të Kosovës. Ato jo më që nuk janë pakësuar nga serbët, po janë pesëfishuar suke sjellë serbë nga enklavat e kolonëve të shpërndara në Kosovë, apo edhe nga teritore të tjera të ish Jugosllavisë që u ndanë pas luftës.
    Ishte UÇK e këtyre komunave që luftoi për bashkimin me Kosovën, e me premtimin e qeverisë pas millosheviçiane se shqiptarët e Luginës do të kishin po ate trajtim siç kanë serbet në Kosovë, që u bë një marveshje për ndalimin e luftimeve.
    Por shqiptarët e Luginës, jo më që nuk u trajtuan me të ashtuquajturin “diskriminim pozitiv” të serbëve në Kosovë, por përkundrazi ndaj tyre u ndoq një politikë e pastrimit etnik të këtyre teritoreve, e të drejtat e tyre kombëtare si pakicë, u përkeqësuan edhe më shumë.
    Që përfaqësuesi shtetëror i SHBA të deklarojë se shteti ynë nuk mund të përzjehet në ndarje teritoresh të shteteve të huaja, kur presidentët e tyre kanë marë përsipër ti zgjidhin vetë këto punë, kjo është krejtësisht mbrenda regullave të dipllomacisë demokratike e në përmbajtje të Kushtetutës amerikane
    Problemi nuk është pra Boltoni.
    Problem është që dy presidentët, ai i Serbisë dhe ai i Kosovës të dalin publikisht me deklarata transparente publike, se çfarë kanë ata parasysh me korigjim kufijsh apo këmbim teritoresh.
    Teritoret pa njerëzit që jetojnë aty, janë nocione abstrakte.
    Është pra fjala për ndryshim kufijsh, apo për çvendosje popullsishë ?
    Që të zhvendosësh pakicat kombëtare, kjo do të ishte një aventurë po aq e rrezikëshme, me ate që pat bërë Millosheviçi me luftë

  4. Nuk kishte nevoje sqarim mbi sqarimin.ata do bejne ate qe i thone baballaret por duhet te hiqen sikur e bene vete.

  5. Mjerimi i gazetarise! Keta ustallaret e Lapsit jo vetem qe lexojne e degjojne mbrapshte raporte dhe deklerata por jane ne gjendje ti vene ne goje te kunderten e asaj qe thote edhe zyrtareve me te larte te shtepise se bardhe.Vetem te arsyertojne persheshi qe u servojne padronet e SHQUPIT.Turp e faqe e zeze megjithese keto i bejne te pabesueshem edhe kur shkruajne a thone ndonje te vertete.Po si eshte e mundur te vehet ky titull derisa ne asnje fjali as fraze Bolton nuk dekleron se eshte pro ndryshimit te kufijeve?!Perkundrazi ai thote : “SHBA-te nuk do te perfshihen as ne idene per ndrrimin e kufijeve.” Tani zoti Shkulani na trego cili eshte kuptimi i titullit?

    1. Si Berti ashtu edhe ky Rinori, e transformojnë të vërtetën në favor të baballarëve të tyre socialistë.
      Po kush na qenkan keta të “SHQUP-it” që qenkan dakord me idenë e ndryshimeve të kufijve në Ballkan ?Të gjithë liderët e politikanët e opozitës janë deklaruar kjartë se nuk janë dakord që në këto kushte Thaçi të bëje me mikun e Ramës, Vuçiçin, marëveshje të fshehta për ndarje teritoresh.
      I vetmi që ka heshtur deri tani për këtë, është miku i Vuçiçit e Thaçit , Rama.
      Nuk e ka hallin Andi Bushati në këtë shkrim të botuar, për të evidentuar të vërtetat, por hedh një tymse soroiste se qenka administrata Trump, që ka qëndrim antishqiptar e pro rus apo serb.
      Ju zoraxhijve enveristë, edhe po t’ju bjerë dambllaja, fajin do t’ja hidhni “Saliut”.

  6. O te kete ta bojn cop e cike se na kan ca karin kosovaret patriote ( qe sa le e perendon dielli ushqehen me prodhim serb) se ne na mbro amerika e gjith perendimi jepte shpirt per kosoven. 20 vjet ka qe serbet kane hedh nji karroc me zhavorr te ura mitrovices dhe ska byth amerikon gjermon etj qe te shkojn ta heqi.

  7. Që është abuzuar veçanërisht në Ballkan, por edhe në gjithë Europën me ndarje kufijsh në mënyre arbitrare nga fuqitë e mëdha, ky është një fakt i njohur historik.
    Minoritete e pakica kombëtare ka në të gjitha shtetet e Europës.
    Problemi është se si janë trajtuar këto pakica, e kjo mvaret nga niveli i demokracisë për cilindo vend europian.
    Të mos harojmë se dy luftërat me përmasa botërore që shkaktuan miliona viktima, Lufta e parë e Lufta e dytë botërore, lindën në Europë e shkak për këto luftëra ishin kryesisht pretendimet teritoriale.
    Edhe lufta në ish Jugosllavi, që mund të trajtohet si një Luftë e tretë e Europës, 50 vite pas përfundimit të Luftës së dytë, shkaktoi me qindra mijra viktima.
    Edhe kjo luftë shkak kishte pretendimet teritoriale me ndarjen e Jugosllavisë.
    Lufta midis Serbisë e Kosovës, përfundoi me bombardimin nga NATO të shtetit agresor serb e arrestimin si kriminel lufte të Millosheviçit.
    Në përfundim të kësaj lufte, BE u zotua që për të mbyllur konfliktet kufitare në Ballkan e gjetkë, të shkohej drejt pothuajse zhdukjes së kufijve e hyrjes së gjithë vendeve të Europës në BE pa kufij.
    Tashmë nuk ka sepse të thuhet me hipokrizi se shqiptarët e Kosovës e nisën luftën e tyre për pamvarësi, vetëm që në Ballkan të krijohet një shtet i dytë shqiptar i pamvarur, por me idenë e bashkimit të territoreve të ndara të shqiptarëve në këtë gadishull. Shqiptarët e pranuan këtë zgjidhje, vetëm nga premtimi se kufijtë administrativë nuk do të kishin më vlerë ne Europën e bashkuar pa kufij.
    Kanë kaluar pothuajse 20 vjet nga historia e kësaj lufte e nga ideja që problemet e kufijve do të zgjidheshin me integrimin europian të gjithë shteteve të Ballkanit.
    Po ku jemi aktualisht me realizimin e kësaj ideje ?
    Në të ashtuquajturin “Ballkan perëndimor” ku ishte vatra e luftës së ish Jugosllavisë, as që po bëhet fjalë për shtetin e pamvarur të Kosovës që të bëhet pjesë e BE, por jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria londineze, nuk ka të përcaktuar ndonjë afat në kohë në pranimin në BE. Ka pasur deklarata nga BE për njëfarë përcaktimi të kohës se kur do të pranohen Serbia e Mali i Zi, por për Shqipërinë e më keq akoma për Kosovën, nuk po shihet në horizont një dritë e gjelbër e integrimit europian.
    Kosova, veç nga Serbia, Rusia e Kina, akoma nuk është njohur si shtet i pamvarur, nga 5 shtete antare të BE.
    E kush do të ishte ai naiv që të besonte që në kushte të tilla, midis Kosovës që Serbia akoma e trajton si “provincë” të saj, do të mund të realizohet një marëveshje për “korigjim” kufijsh me interesa të barabarta për dy popujt ?
    Akoma më të dyshimtë e bën këtë marëveshje, fshehtësia e mungesa e transparencës në publik për detajet e këtij obsioni. Korigjimet e kufijve qënkan lënë në dorë ti bëjnë dy “burrat e shtetit”, dy presidentët Vuçiç e Thaçi.
    Që të dy presidentët, në një sistem politik pluralist, mundet që pas disa muajve të shkarkohen nga detyrat e tyre.
    Nuk po ndajnë me njeri tjetri pronën e tyre personale, dhomat e “shtëpisë së tyre të përbashkët”, por po ndajnë kufij shtetërore që kanë lidhje me fatin e qindra mijë njerëzish të kombësive të ndryshme.
    U deshën pothuajse 100 vjet që të rihapeshin problemet e ndarjes së padrejtë të shqiptarëve në Konferencën e Londrës. Përse duhet nxituar që në kushte të tilla të një bote tepër të trazuar politikisht, fatin e shqiptarëve e serbëve t’ja lemë në dorë dy presidentëve të dyshimtë , lehtësisht të shantazhueshëm ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *