• |
ide | kryesore

Shkeljet në rrethrrotullimet në Tiranë, 78 të gjobitur në 2 orë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Më shumë se 78 masat administrative janë vendosur në dy orë nga kontrollet në funksion të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018”, të cilat po vijojnë në kryeqytet me kontrolle të përqendruar për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në rrethrrotullim dhe përparësitë ndaj këmbësorëve.

Kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit, janë përqendruar në rrugët dhe rrethrrotullimet kryesore të evidentuara si “zona me trafik të rënduar” për shkak të mosdhënies së përparësisë sipas sinjalizimit të vendosur nga Enti Pronar i rrugës.

Nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët.



3 Comments

  1. Kjo eshte vendos gjoba kot pa lidhje mbush arken e shtetit kap planin. Ne ate nenkalim nuk ke shanse te kalosh se asnjehere makinat nuk te hapim rruge..

  2. Dmth bravo policia?
    O lapsara po ia lepini xhafes?!
    Ca jane keto lajme te sponsorizuara per punen e mire te policise gjoja.

    Trafiku mosmekeq
    aksidente plot me vdekje perdite dhe policia nuk eshte kurrkund.

    Pas ngjarjes policia mbledh statistikat , merr noi kafe kur ka noi dem qe mund ta ndreqin. Rregullon letrat shkurt. Dhe kaq.

    Vetem konstatim dhe ndreqje letrash per leke. Kjo eshte policia rrugore realisht.
    Police si element te mire mbase ka , por realitetin nuk e ben nje apo 2 police te mire
    Lapsare beni gazetari jo qoka me lajme bastarde si policia ben namin etj pislliqe te sponsorizuara propagandistike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *