• |
ide | kryesore

Thaçi takon nesër Vuçiçin: Po pres me padurim të diskutoj

Lajme, Të fundit
thaci-vucic.jpg



Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në, “European Forum Alpbach”.

Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Përveç Thaçit dhe Vuçiçit do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka shkruar se është duke pritur me padurim.

“Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi.



1 Comment

  1. thaqi e rama gjdo dy tre muaj shkojn ti pastrojn vuqiq pallen.keta vuqiq mugosha popoviq milloshi i ka leter higjenike dhe legen botror.vullnetarisht i dorzohen sllavorusve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *