• |
ide | kryesore

“The Washington Times” godet sërish qeverinë shqiptare: Vettingu po i jep fuqi absolute Ramës

Lajme, Të fundit



The Washington Times godet sërish qeverinë shqiptare. Një shkrim tjetër ka pasuar atë për ambasadorin amerikand Donald Lu, për të cilin u tha se ka punuar kundër presidentit Donald Trump dhe ka mbështetur kryeministrin Edi Rama.

Shkrimi i gazetës së njohur për linjën konservatore mban datën e djeshme, ndërsa kësaj radhe i kushtohet reformës në drejtësi dhe vettingut. Sipas The Washington Times vettingu po zhduk kundërshtarët politikë të Ramës dhe po i jep fuqi absolute duke vendosur pas gjithë kësaj miliarderin George Soros.

Në shkrim thuhet se  gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar. “Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u zhvendosur në krye të listave të prodhimit të marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës. Drogat e forta janë gjithashtu shumë të përhapura”, shkruan opinionisti.

SHKRIMI I PLOTË
Titulli origjinal: Axhenda devijuese e Soros simbolizohet nga prishja e reformës në Shqipëri

Nga L. Todd Wood – The Washington Times

Reforma në drejtësi dukej si një ide e mirë në Shqipëri, e cila, si shumë vende ish-komuniste, po përballet me pasojat e një trashëgimie dhjetëra vjeçare korrupsioni.

Nuk ka hapësirë të mjaftueshme në këtë rubrikë për të hyrë në detajet e ndërlikuara të kësaj reforme, por ndikimi keqdashës i organizatave dhe këshilltarëve të financuar nga miliarderi liberal hungarezo-amerikan George Soros, është i qartë në Shqipëri, ndërsa zyrtarët shqiptarë përpiqen të rishikojnë sistemin gjyqësor.

“Procesi i reformës” i cili filloi në vitin 2016, i ndihmuar dhe mbështetur nga ekspertë të financuar nga Soros dhe e nxitur fort nga Ambasada e SHBA në Tiranë, në të vërtetë, ka lënë vendin pa gjykata. Në këtë mënyrë, qeveria e tanishme socialiste, e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ka mundur të miratojë ligje, të cilat nuk kanë thuajse asnjë mundësi kontrolli ligjor, ndërkohe që Prokuroria është mbushur me emërime politike.

Askush nuk e di se kur gjykatat do të plotësohen e do të mund të jenë funksionale si një pushtet i pavarur. Kur në fakt ky ishte i gjithë thelbi i reformës.

Problemi duket se është struktura, që “ekspertët” shtynë popullin shqiptar të besonte. Pas injorimit të shumë paralajmërimeve nga shqiptarët me përvojë në sistemin gjyqësor, u krijua një proces i rreptë verifikimi (vettingu) me supozimin se do të garantonte largimin nga sistemi te gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.

Por shumë pak kandidatë ia kanë dalë procesit të vettingut, duke i lënë gjykatat pa kuorumin e nevojshëm dhe të pamundura për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e veprimeve të qeverisë mbi ligjet e miratuara.

Sa e favorshme për qeverinë!
Procesi i vettingut është përdorur gjithashtu për të zhdukur kundërshtarët politikë nga çdo rol në të gjitha pushtetet, duke ruajtur fuqinë absolute të z. Rama. Natyrisht, gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar.

Kur e gjitha kjo kombinohet me ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008, të cilat vendosën që ligjvënësit të mos zgjidheshin më drejtpërdrejt, por u zëvëndësua me një sistem me listë partie, në thelb populli shqiptar u privua nga e drejta për të zgjedhur. Sërish, e gjitha kjo duket se ka qënë rezultati i dëshiruar gjatë gjithë kohës.

Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u zhvendosur në krye të listave të prodhimit të marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës. Drogat e forta janë gjithashtu shumë të përhapura. Varësia dhe problemet e tjera të drogës po bëhen normë në një vend me vetëm 2.5 milionë njerëz, që është duke u stërmunduar.

Gjithashtu, Shqipëria është duke u bërë një pikë trafikimi dhe një portë për në Europë për drogat e forta që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Azia Qendrore. Kritikët thonë se ligjet e miratuara në parlament, që nuk janë subjekt i shqyrtimit të një Gjykate Kushtetuese, pasi është jofunksionale, po ndihmojnë në pastrimin e parave të kësaj tregtie droge.

Amerikanët dhe evropianët po injorojnë të gjithë këtë situatë, ndoshta për të shmangur pranimin e dështimit te axhendës Soros/globaliste, e cila pas shumë përpjekjeve për t’u futur, nuk funksionoi në këtë rajon. Ose, ka funksionuar shumë mirë, por rezultati nuk ka qenë ai që duhej për popullin shqiptar.

Socializmi nuk është asnjëherë për njerëzit, por gjithmonë për pushtet. Në fund të fundit, ka të bëjë me marrjen e kontrollit në mënyrat që Marksi i kuptoi qartë. Z. Soros është duke u përpjekur të kopjojë një shabllon të dështuar majtist në të gjithë Ballkanin, duke promovuar një shoqëri me kufij të hapur, e ngjashme me një Jugosllavi të re dhe sigurisht të kontrolluar nga socialistët.

Bashkimi Evropian i ka dhënë shumë rëndësi natyrës së supozuar antidemokratike të reformës gjyqësore në Poloni dhe Hungari, por ka injoruar situatën shumë më të tmerrshme dhe të pandershme, që po ndodh në Shqipëri. Siç dihet, rrezet e diellit janë gjithmonë dezinfektuesi më i mirë.



15 Comments

  1. a e keni idene ju se ca lloj gazete eshte Washington Times? po ta dinit do e kuptonit se sa vlere ka ky artikull, dhe sa mundesi ka te jete sponsorizuar nga Shqiperia…

  2. Tani lehesit e propagandes se qelbesirave do na dalin e te na thone se artikull shkruesi eshte paguar nga X, e Y, sepse keshtu e bejne propaganden, keshtu i meso partia e kulisheve. Keta jane bere me keq nga babai i tyre shpirteror me levdatat e perparimet, kur populli po falimento, keta mashtrues na tregojne luksin e tyre. Deshtimet qe qysh se kane ardhur ne pushtet kurre si kane pranuar, vjedhjet jo, drogen jo, koncesionet hajdute jo, migrimin jo, jo, jo, atehere i bie qe kjo qeveri, me Ramen ka fluturuar, e fluturon me presh ne b…the. Keta jane aqe ne veshtiresiper bemat e tyre sa qe andaj po bejne cmos qe organet e prokurorise, e te drejtesise ti kapin,( i kane kapur) per te dale sa me te lare nga gjynahet qe i kane bere ketij populli. Keta bandite harrojne qe e verteta zhytet por nuk mbytet, e kur te vendoset ajo, atehere do e kuptojme se c;far na kane bere keta qeveritare rilindas, e atehere per keta te mos kete vrime miu ku te futen.

  3. Tani lehesit e propagandes se qelbesirave do na dalin e te na thone se artikull shkruesi eshte paguar nga X, e Y, sepse keshtu e bejne propaganden, keshtu i meso partia e kulisheve. Keta jane bere me keq nga babai i tyre shpirteror me levdatat e perparimet, kur populli po falimento, keta mashtrues na tregojne luksin e tyre. Deshtimet qe qysh se kane ardhur ne pushtet kurre si kane pranuar, vjedhjet jo, drogen jo, koncesionet hajdute jo, migrimin jo, jo, jo, atehere i bie qe kjo qeveri, me Ramen ka fluturuar, e fluturon me presh ne b…the. Keta jane aqe ne veshtiresiper bemat e tyre sa qe andaj po bejne cmos qe organet e prokurorise, e te drejtesise ti kapin,( i kane kapur) per te dale sa me te lare nga gjynahet qe i kane bere ketij populli. Keta bandite harrojne qe e verteta zhytet por nuk mbytet, e kur te vendoset ajo, atehere do e kuptojme se c;far na kane bere keta qeveritare rilindas, e atehere per keta te mos kete vrime miu ku te futen.

  4. O Mand,
    Po ky ish piloti i helikopterit qe ka shkruar ket artikullin ketu lart (sipas gazetes vete.. !), cfare gazetarie ben sipas teje ? I ploteson dhe ky te gjitha standartet e investigimit etj etj qe zotrote pretendon ne editorial ? C’na keshillon zotrote, ta marrim seriozisht ket tipin apo jo ?

  5. Amerika ka tjeter standart prandaj mos kerkoni te hidhni dyshime mbi gazeten kot. Ai artikull eshte bere per ne amerike pamvaresisht se prek nje problem shqiptar.Sa do te lodheni duke thene qe ky artikull eshte sponsorizuar nga shqiperia ne amerike nuk rrezikon njeri emrin e gazetes per keto gjera o rilindas te vdekur pa lindur akoma

  6. Ad, te ka bere kaqe shume ngacmim artikull komentuesi, e s;te ben pershtyojemenyrat e kopil lleqet e militimit tend, e nese ke me Mandin gje, na e thuaj, po nese je gudulisur ne plagen qeveritare, e trshegimtare tenden, fai nuk eshte i komentuesit te me siperm. Komentet beji me me ze e sinqeritetnjerezor e komunikues nepermjet ketij portali, qe duhet ta falenderome edhe une, edhe tipavaresisht se jemi ekstremisht me bindje te kunderta, e prejardhje . Duhet me shume njerezor, e aresyetim, se sa politike te vjeteruarte baballareve qe po na e servirni e qe e keni kultivuar me rilindjen e qelbesirave.

  7. Keto jane”brockulla”qe shkruajne per qeverine tone se Amerika na ka patur hale ne sy .Kur qendronim fanar”ndricues-ne te gjithe boten ne kohen e ”lavdishme” te udhe dhjersit ton -Enverit-dhe sot ku partia jone si vazhduese te mesimeve te tij dhe te shokut Edi Hama po e cajme rrugen e historiseme -hashash ne dore.ee

  8. Po pse o trushpëlarë enveristë mereni të diskutoni se kush është kjo gazetë amerikane që paska përmendur Rilindjen e socializmit ?.
    Po a nuk i keni vetë sytë në ballë (që ju plaçin) e nuk shikoni se kush po e qeveris Shqipërinë ?
    Kryetar i Kuvendit, ish ministri i fundit i sigurimit enverist.
    Kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës qeverisëse, një klloun gjysmak e të neveritshëm mik i trafikantëve..
    Ministër të mbrendshëm, një ish hetues i sigurimit 24 karat enverist e vëlla i një bosi të mafies së drogës.
    Ministër i jashtëm, biri i një funksionari të lartë të PPSH.
    E për kapak mbi ta, si kryeministër keni një piktor mediokër e të pa shkolluar, biri i Kristaqit që firmosi varjen e një poeti, apo nipin e Spiro Kolekës, që e mbushi parlamentin, qeverinë e bashkitë me trafikantë droge e prostitucioni.
    Po ju plaçin sytë që nuk shikoni që kjo qeveri socialiste, po fut në burg apo po gjobit të varfërit, e kriminelët e trafikantët i nxjerr të pafajshëm me gjykatat e saj të korruptuara ?
    Po pse more ju plaçin sytë e lini veten të mashtroheni nga Jagoja, Erion Veliaj, se po e ndryshokërka Tiranën duke dalë përdit në televizor duke mbjellur një pemë, kur ai po ju hap varrin mijra shqiptarëve të varfër e të papunë që shesin një shportë fiq për të blerë bukë për fëmijtë e tyre të urritur ?
    Po çfar lesh drejtësie prisni të reformojë një kryeministër që vetë përdor drogën e mbron trafikantët e drogës që i ka përzgjedhur në ekipin e rilindjes enveriste ?
    Po përse e sikterisëm diktaturën enveriste ?
    Që të shkojmë në europën demokratike , apo të vijë Europa të mësojë në Vlorën e Tepelenën drogatike ?
    Po lerini o mjeranë lehjet për partinë e për krietarin me thirrjet bar të hamë, e idealet e partisë të mos i tradhëtojmë.
    Mos kujtoni se me paratë e qelbura të drogës do të përmirësoni jetën e fëmijve tuaj, po thirni mendjes e kuptoni se ajo drogë do t’ju a shkatërojë jetën atyre në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *