• |
ide | kryesore

Tifozët e Xhenovës do të heshtin për 43 minuta në stadium

Arkiva, Sport



Të dielën Xhenoa do të bëjë debutimin e saj në Seria A për këtë sezon pas ndeshjes së anuluar me Milanin për shkak të shembjes së urës që u mori jetën 43 personave.

“Të dielën në mbrëmje do të zgjedhim rrugën e heshtjes, në respekt të atyre që humbën jetën në tragjedinë e rrëzimit të urës. Një heshtje që do të zgjasë 43 minuta, nga një minutë për çdo viktimë: Fëmijë, punëtor, student, pensionist, baba, nënë” – është shprehur presidenti i Xhenovas.

Tifozët thanë se personat që kanë humbur jetën do të nderohen.

“Flamujt tanë nuk do të valëviten, parullat tona të përmbysura do ta “ngjyrosin” ndryshe stadiumin dhe zërat tanë do të heshtin” – kanë thënë tifozët e ekipit të Xhenoas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *