• |
ide | kryesore

Tirana nuk di të fitojë, për fat në anën e saj kishte shtyllat

Sport



Tirana mezi priste të kthehej në Superiore për të treguar se jo vetëm rënia ishte një aksident, por se është koha të rikthente titullin në kryeqytet. Vetëm se në dy javë, bardheblutë kanë vetëm një pikë, edhe atë falë barazimit me shumë fat në Selman Stërmasi kundër Teutës.

Ze Maria nuk e kishte menduar ndoshta se do të ishte kaq ndryshe një nivel më lart. Kështu duhet të jetë, duke qenë se kishte deklaruar gjithnjë se kishte një skuadër në dorë, të aftë të luftojë për titull në Superiore. Është ende herët dhe braziliani mund ta bëjë realitet atë që mendon, vetëm se fillimi nuk është i tillë.

Teuta e Shkëmbit, edhe ky teknik debutues në Superiore, ishte shumë më e organizuar dhe e qartë në atë që kërkonte të bënte në kryeqytet. Madje mund të kishte marrë më tepër me dy trarët e goditur (Vecaj e Beqja), por do të kishte qenë shumë për bardheblutë, që zotëruan topin dhe kishin mundësitë e tyre, por në rrugë gjetën ish-kampionin e tyre Isli Hidi.

Në fund një pikë për Tiranën, një në total, e dy për Teutën, që me pak kujdës mund të ishte me pikë të plota pas dy javëve të para. Gjithësesi sinjalet pozitive për Shkëmbin me një prapavijë eksperte të udhëhequr nga Hidi-Bicaj-Osmani, me një mesfushë ku Avdyli premton shumë, por me një ofensivë ku Latif duhet të bëjë atë që bën sulmuesi …dhe rastin e pati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *