• |
ide | kryesore

Vëzhgimi/ Kokainë, kumar dhe refuzim të librave, shenjat e një shoqërie në degradim

Kryesore



Konfirmimi që publikoi The Economist për shqiptarët, duke i renditur të parët në botë për konsumin e kokainës është në vazhdën e një sërë treguesish të degradimit drejt vesit dhe injorancës. Për të kuptuar më mirë tendencën drejt së cilës po shkon shoqëria jonë, vlen të bësh bashkë disa të dhëna që janë publikuar së fundmi.

Kokaina

Raporti të cilit i referohet The Economist është Raporti Vjetor i Drogave i vitit 2018, i publikuar nga Kombet e Bashkuara.

Vendi ynë ka një prevalencë të përdorimit të kokainës prej 2.5%, për grupmoshën midis 15 dhe 64 vjeç (prevalenca nënkupton që një individ e ka përdorur kokainën të paktën një herë gjatë jetës). Të dhënat janë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe pyetësorët e Raportit Vjetor (AQR).

E reja në publikimin e The Economist ishte shpjegimi se kjo ndodh për shkak të trafiqeve të drogës që kalojnë në Shqipëri. Burimi i kokainës është Afganistani apo Amerika Latine.

Ky shpjegim ishte edhe në Factbook të CIA-s, por Ministria jonë e Brendshme nuk i mori shumë seriozisht, pasi reagoi duke thënë se kë dhëna të tilla janë të njëjtat që prej vitit 2006.

Kumari

Pronarët e kazinove në Shqipëri qenë biznesmenët më fatlumë për vitin 2017. Ishte një vit i mbarë për kompanitë e bixhozit, si asnjëherë në të kaluarën, spese për herë të parë, në listën e 10 bizneseve më fitimprurëse në Shqipëri këtë vit, u rendit një kompani e lojërave të fatit.

APEX e pa veten në elitën e biznesit shqiptar, me fitime prej 1.3 miliardë lekësh, 22% më shumë se vitin e kaluar. Apex nuk është e vetmja me fitime kolosale. VLT Albania, Regency International Casino Tirana, Astra Albania dhe Adriatic Game kanë deklaruar qindra miliona lekë fitim të renditura si më poshtë:

 Apex, fitimi 1.3 miliardë lekë
• VLT Albania, 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%
• Regency International Casino Tirana dyfishoi fitimet në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%”
• Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%.
• Adriatik Game, fitoi 353 milionë lekë me normë më të ulët, 17%

Pas 5 vitesh qeverisje, është e qartë se Partia socialiste jo vetëm nuk e ndali industrinë e bixhozit, por i ofroi lehtësira përmes uljes së taksave, duke krijuar kushte të favorshme për shumëfishimin e pikave të basteve dhe kazinove.

Puna ka arritur deri aty, sa pikat e basteve bekohen nga priftërinjtë para se të nisin punën, siç ishte rasti në Korçë.

Shqiptarët nuk lexojnë më

Sipas statistikave të INSTAT-it, më shumë se 1/3-ta e shoqërisë shqiptare nuk ka lexuar asnjë libër vitin e kaluar.

Nga 2 milionë e 800 mijë shqiptarë, vetëm 44 mijë prej tyre kanë lexuar më shumë sesa 10 libra në vit, ndërsa 102 mijë banorë të tjerë kanë lexuar nga 5 deri në 10 libra.

Diferenca me vendet e Bashkimit Europian është e dukshme.

“Eurostat” raporton se rreth 20% e popullsisë janë lexues të rregullt në Bashkimin Europian dhe se një europian shpenzon gati 200 euro për libra. Por, si në BE, edhe në Shqipëri, shpenzimet për libra nga viti në vit janë në rënie.

Politikat që ndiqen për të nxitur leximin janë inekzistente. Të rinjtë i sheh kudo në pika bastesh apo kazino edhe sepse në lagje mungojnë bibliotekat. Shkollat private po shihen gjithnjë e më shumë si alternativa më e mirë për shkollim, duke parë degradimin e arsimit shtetëror.

Për të kuptuar ndjeshmërinë e qeverisë për këto fenomene, janë përmbytja e Bibliotekës Kombëtare dhe dëmtimi i qindra titujve, një ngjarje për të cilën nuk pati asnjë përgjegjës.

Si të mos mjaftonin këto, për këtë vit, shpenzimet për Arsimin u ulën.

Për vitin 2018, vetëm 2.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto i shkon arsimit Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shifër kjo ndër më të ulëtat, në krahasim me 4.6% e vendeve të Evropës Lindore dhe 5.4 % e PBB e shpenzimeve të vendeve të Bashkimit Europian si dhe larg standartit ndërkombëtar për të alokuar 6% të PBB për Arsimin.



2 Comments

  1. Ne nje fare menyre qeveria nuk ka cte beje( dhe pse te gjithe rremujen qeveria e beri vete) , sepse paguan per nxenes dhe nuk del asnje me shkolle ( te larte apo profesionale) per te kerkuar pune sepse shumica emigron ( sigurisht nga ata qe vlejne dhe kane mend) . Evropa dhe Amerika i merr keta njerez me shkolle (12 vjet te pakten ) falas. Me mire, shteti per arsimin te mos paguaj asnje lek ( pra ti paguajne njerezit vete). Vetem ata femije qe rriten ne shkollat shqiptare publike dhe pasi marrin diplomen apo profesionin qe duan e punojne te pakten 10 vjet ne Shqiperi , te mund ti marrin parate mbapsht me rimbursim.

  2. Po ti shtojmë këtij degradimi dhe qindra mijëra refugjatët që vijnë çdo ditë nga kufiri ,plus ata që mer Bushat Idioti duke u zotuar se mund të marë dhe të tjerë ,Atëherë përfundimi që del është që KOMBI SHQIPTAR BRENDA 10 VJEÇARIT TË ARDHSHËM DO TË JETË SHPËRBËRË.
    ARSIMI DUHET TË JETË FALAS , POR KJO S,MJAFTON QË TRURI DHE RINIA SHQIPTARE TË MBETET KËTU ,PRANDAJ DUHEN KRIJUAR DHE KUSHTET E PUNËSIMIT TË RINISË PAS DALJES NGA UNIVERSITETET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *